Fondi Humanitar Rapsha, njofton mbarë komunitetin shqiptar se me rastin e ditës së Shën Gjonit, organizon “ Logun e Shnjonit të Hotit” ditën e shtunë, më 29 Gusht 2015 në ambientin e jashtëm të Kishës së Shën Palit, duke filluar në ora gjasht mbas dite deri në orë të vona të mbrëmjes. Me këtë rast do të keni mundësi të argëtoheni nën tingujt e muzikës dhe këngës së këngëtarit të mirënjohur Aleksander Gjelaj, si dhe me folklor burimor të përgaditur nga Shoqëria Kulturore Artistike Rapsha në mergim.
Jeni të ftuar të merrni pjes të gjithë pa dallim krahine, moshe apo besimi. Ejani të festojm festat tona tradicionale që sadopak të trashigojm dhe të perciellim kulturën tonë tek brezat e rinj këtu në mergim.
Mirë së të vini.
Me nderime Fondi Humanitar Rapsha