NJOFTIM I SHOQATES PATRIOTIKE MALESIA E MADHE “NDERI I KOMBIT ,PER ORGANIZIMIN E AKTIVITETEVE MEMORATIVE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË VRASJES TË HEROIT TË POPULLIT DEDË GJON LULI (24 shtator 1915- 24 shtator 2015)
PROGRAMI I AKTIVITETEVE DHE SIMPOZIUMIT:
Shoqata Patriotike “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit ” në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Malësia e Madhe z. Tonin Marinaj dhe Administratorin e Nj.A. Kastrat z. Miljan Gjekaj me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së Heroit të Popullit Dedë Gjon Luli ditën e dielë datë 27.09.2015 organizon aktivitet memorativë dhe simpozium.
Aktiviteti memorativë në zonën e Tuzit ( Malësia e Madhe):
–Nisja nga Kopliku ora 08.00 për tu bashkuar me bashkëmalësorët tanë në Tuz në ora 09.00. Po në këtë orë Homazhe tek Shtatorja e “ Heroit të Popullit “ Ded Gjon Lulit në oborrin e Kishës Katolike-Tuz.
– Në ora 09.30 nisja për në Bratilë tek Memoriali i Ngritjes së Flamurit të Deçiçit me 6 prill 1911.
– Në ora 10.30 Vizitë tek Shtëpia Muze e “Heroit të Popullit“ Ded Gjon Luli në Bardhaj të Traboinit.
– Pas orës 11.00 kthimi në Hot ku do organizohet homazh tek Memoriali që i kushtohet Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911.
Simpoziumi me temë: “Ded Gjon Luli është pushkë e ngrehun për Shqipërinë“;
– Do fillojë në ora 13.00 në Hot tek lokali pranë Memorialit të Kryengritjes MalësiaMadhe
– Hapja e simpoziumit dhe pershendetja e te pranishmëve nga Presidenti i Shoqatës Patriotike “ Malesia e Madhe-Nderi i Kombit ” z. Sytki Ndrecaj .
–Pershendetje nga autoritete të pranishëm…
Temat dhe referuesit në Simpozium :
1.Figura shumëdimensionale e Heroit të Popullit Dedë Gjon Luli. Nga Prof. Dr. Mahir Hoti –Universiteti “ Luigj Gurakuqi “ Shkoder.
2.Njëqindë vite më parë vranë Dedë Gjon Lulin , por edhe per mijëra vite nuk mund të vritet vepra e tij atdhetare.. Nga Nikoll Camaj-Tuz.
3.Një portret i vogël për të madhin atdhetarë Dedë Gjon Luli. Nga Ndue Bacaj –Koplik.
4.Heroi i Popullit Dedë Gjon Luli në letersinë e kultivuar dhe atë “popullore”. Nga Kadri Ujkaj –Koplik
5.Kastrati dhe Dedë Gjon Luli ,në kryengritjen antiotomane të Malesisë Madhe. Nga Gjokë Luli -Kastrat
6.Dedë Gjon Luli në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në shpalljen e pavaresisë.- Nga Mark Junçaj–Tuz.
- Dedë Gjon Luli në Lahuten e Malësisë sipas Fishtës. Nga Idriz Gjokaj-Tuz.
- Ded Gjon Luli në mediat e shkruara e vizive dje dhe sot. Nga Gëzim Vuçaj.
V.O: Kumtesat do të kenë një afat kohor prej 6-8 minutash per tu lexuar në simpozium ,ndërsa per publikim në një libër mund të bëhet më gjatë.
SHOQATA PATRIOTIKE MALESIA E MADHE- “NDERI I KOMBIT” P r e s i d e n t
SYTKI NDRECAJ