Ulqin: Drejtori kërcënon punëtorët nëse nuk mësojnë gjuhën malazeze

letra-e-drejtorit-te-rivieres-se-ulqinit-punetoreveNë një dokument të publikuar nga portali “ulqini-online”, drejtori i Rivierës së Ulqinit Radomir Mikan Zec, ka kërcënuar punëtorët e kësaj ndërmarrje që nëse nuk e mësojnë gjuhën malazeze, do ti zhvendosë nga puna të cilën kryejnë.

Gjuha shqipe është gjuhë në përdorim zyrtarë në Mal të Zi, ndërkaq Riviera e Ulqinit është ndërmarrje turistike e Ulqinit, komunë kjo me shumicë shqiptare, në krye të së cilës gjendet një jo-shqiptarë, dhe i cili kërkon nga punonjësit të përmirësojnë zotësinë në gjuhën malazeze për komunikim me kolegët e punës dhe mysafirët.

Ndërkaq, në fakt shumica e punëtorëve të Rivierës së Ulqinit janë shqiptarë dhe si të tillë komunikojnë në gjuhën amtare, e gjithashtu dhe shumica e mysafirëve në Ulqin nuk janë malazez.

”Në komunikim të shpeshtë që kam me Ju, kam vërejtur se shumë keq përdorni gjuhën malazeze.

Për shkak të natyrës së punës në gjuhën malazeze duhet çdo ditë të komunikoni, si me koleget e punës, ashtu edhe më mysafirë, jeni të detyruar që gjatë muajve të dimrit plotësisht të mësoni gjuhën e shtetit në të cilin jetoni dhe punoni.

Nëse nuk e përmbushni detyrimin e mësipërm do të jemi të detyruar që të ju vendosim në vende të punës ku do të keni kontakt dhe komunikim minimal me kolegë dhe mysafirë”, kjo është një pjesë e shkresës që drejtori i ndërmarrjes hotelerike ”Riviera e Ulqinit” ju ka dorëzuar disa punëtorëve shqiptarë të kësaj ndërmarrjeje. /MALESIA.ORG/

letra-e-drejtorit-te-rivieres-se-ulqinit-punetoreve


 

/MALESIA.ORG/