Njëri ndër liderët e Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj për gazetën Pobjeda u shprehë, nëse do të respektohet ajo që është shkruar në propozim-ligjet për statusin e ardhshëm të Tuzit, besoj se jemi në rrugën e duhur, dhe se kemi zgjedhur një aspekt të qeverisjes lokale, e cila me siguri do të jetë shembull për komunat tjera, ka thënë Sinishtaj.
Sa i përket aspektit të organizimit territorial, ai theksoi se kur janë në pyetje kufijtë administrativ, buxheti dhe kompetencat, ky lloj i qeverisjes lokale, sipas tij, i ka të plota.
“Është interesante që njerëzit ankohen për të ashtuquajturën votën e dyfishtë, dhe askush nuk e pranon se ky është realitet”, tha Sinishtaj.
- 2006 – IQ 5 mandate
2010 – IQ 4 mandate
2014 – IQ 2 mandate
Iniciativa Qytetare – Tuz ishte formuar si një Lëvizje qytetare me qëllime të formimit të Komunës së Malësisë. Në zgjedhjet e para lokale (2006) në Komunën urbane të Tuzit kjo iniciativë kishte fituar 5 vende në Kuvendin e Tuzit; 10 vende gjithsej në koalicionin me LdnëMZ-në, dhe kishin formuar shumicën (2006-2010). Gjatë 4-vjeçarit, kjo shumicë nuk bëri diçka konkrete në lidhje me formimin e Komunës së plotë.
Në zgjedhjet e dyta lokale (2010) Iniciativa Qytetare kishte fituar 4 vende në Kuvendin e Tuzit; 7 vende gjithsej në koalicion me ASH-në dhe LdnëMZ-në, dhe mbeti në pakicë (opozitë). Gjatë këtij 4-vjeçari (2010-2014) IQ-ja kishe nënshkruar një nismë për Komunë nën kompetenca të Podgoricës.
Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit lokale (2014), IQ-ja fitoi 2 vende në Kuvendin e Tuzit; 4 vende gjithsej në koalicion me ASH-në, dhe mbeti përsëri në pakicë. /MALESIA.ORG/