Promovohet në Shkodër libri “Hoti nder rrjedhat e shekujve”

Promovohet në Shkodër libri “Hoti nder rrjedhat e shekujve”Mes studiuesve, akademikëve dhe pedagogëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodres u promovua libri “Hoti nder rrjedhat e shekujve”. Në këtë punim bëhen përpjekje për të prezantuar një përshkrim gjeografik të trevës së Hotit në Malësi të Madhe nga pikëpamja e kushteve natyrore dhe të aspekteve humane, por edhe me problematikën që ekziston dhe mundësi e rrugë për zgjidhje. Hoti në tërësinë e vet është trajtuar si një unitet, pavarësisht se sot është i ndarë në dy shtete.

Historiani Romeo Gurakuqi në fjalën e tij u ndal tek vështirësitë që po kalojnë Shqiptarët në Mal të Zi sa i përket statusit të tyre, por edhe tek lënia jashtë vemendjes edhe nga qeveria shqiptare.

“Të dhëna mbi krahinën e Hotit në mesjetë”,  “Hoti në forumet e diplomacisë evropiane”, “Hoti para okupimit turk të shek XIV”, “Dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në krahinën e Hotit 1875-1924”, “Roli i Hotit ne Kryengritjen e Malësisë së Madhe sipas dokumentacionit diplomatik evropian” etj janë disa nga prezantimet e këtij libri të bëra nga emra të njohur të botës akademike dhe studimore. /TCH/MALESIA.ORG/