Këngëtarja Rita Ora, shqiptare me origjinë nga Kosova, dikur e favorizuara e reperit të njohur, Jay Z, dje e ka paditur atë duke kërkuar që të largohet nga firma e tij, meqë interesat e kësaj kompanie janë fokusuar tjetërkund.
Këngëtarja Rita Ora mbetet shumë e popullarizuar në Britani dhe vende të tjera.
Aktualisht, në Britani ajo ishte anëtare e jurisë së programit televiziv garues muzikor, X Factor, por prej vitit 2012, kur ka debytuar, nuk e ka publikuar asnjë album, raporton agjencia AFP.
Në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, Rita Ora thotë se ajo ka pasur incizime të shumta, që ka shpresuar se do t’i paraqiteshin publikut në formë të albumeve, por në këtë aspekt ishte penguar nga kontrata e saj me kompaninë, Roc Nation, të reperit Jay Z.
Kompania Roc Nation nuk ka dhënë komente të menjëhershme për këtë çështje./REL/MALESIA.ORG/