Në spotin promotiv të fushatës presidenciale të SHBA-ve, të kandidatit nga partia e republikanëve Donald Trump, për Kryeministrin e Malit të Zi Milo Djukanovic thuhet së është pjesë e mafias ndërkombëtare.
Në pjesën e spotit televiziv ku përmendet Ballkani, përkatësisht Mali i Zi, kritikohet politika e NATO-s për zgjerim në shtetet të cilat janë ekonomikisht dhe ushtarakisht të pazhvilluara, nga të cilat jo se nuk forcohet NATO por veç do të rriten shpenzimet në kurriz të amerikanëve.
Në spot kritikohen marrëdhëniet e presidentit amerikan Barack Obama me kryeministrin malazez Milo Djukanovic, ku thuhet se është pjesë e mafias ndërkombëtare.
“Pse Obama filloi miqësi me një figurë të margjinalizuar siç është Djukanovic, person që thellësisht është i përfshirë në veprimtari siç është kontrabanda dhe mafia e organizuar ndërkombëtare, e cila vepron në tregun e narkotikëve dhe armëve, për çka dhe e bëri të njohur vendin e tij të vogël”, thuhet në spotin presidencial të Trump-it. /MALESIA.ORG/