Ndahen tetëdhjetepesë bursa studentore për studentët nga Malësia

IMG_1767Tuz, Malësi (07/02/2016) – Shoqatat shqiptare nga diaspora ndanë sot tetëdhjetepesë (85) bursa studentore për studentët tonë nga Malësia.

Për vitin akademik 2015/2016 Shoqata Malësia e Madhe nga New York-u kishte përzgjedhur 46 studentë, ndërsa Shoqata Malësia e Madhe nga Michigan-i 27 studentë. Familja e Martin Nikollës Berishaj, respektivisht vëllezërit Zefi dhe Frani nga Detroiti, gjithashtu shpërblyen 12 studentë me bursa për këtë vit akademik.

Në emër të dy shoqatave nga New York-u dhe Michigan-i bursat i dorëzoi Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe nga New York-u, Z. Ëjllo Berishaj i cili përgëzoi studentët dhe familjarët e tyre dhe premtoi se përkrahja e diasporës nuk do të mungojë as në të ardhmen.

Berishaj gjithashtu pati një porosi për studentët dhe të rinjtë në Malësi, për ata që mbajnë mbiemrat e sllavizuar, të i përmirësojnë sepse kjo është obligim dhe përgjegjësi e tyre. /MALESIA.ORG/

IMG_1769IMG_1768

Fjalimi i plotë i Z. Ëjllo Berishaj:

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotëri, shumë të çmuar  malësorët e mi,
shfrytëzoj rastin të ju përshëndes që në  fillim  te këtij tubimi solemn, me rastin e
ndarjes se bursave  për studentet tanë dhe atë në emrin dy Shoqatave më të mëdha malësore nga diaspora e shteteve të bashkuara të Amerikës: Shoqatës Malësia e madhe nga NY dhe Shoqatës atdhetare Malësia e madhe nga Michegani, me kryetarin z. Lekë Leci Gjonaj dhe një numri të madh të anëtarëve të këtyre dy shoqatave, e në veçanti në emrin e donatorëve, që vite me radhë po ndajnë mjetet financiare për të ndihmuar studentët malësor. Ju ftoj që ti përshëndesim të gjithë me një duartrokitje. Ju falemnderit. Në një tubim, në SHBA, pata cituar thënjen e anmikut të përbetuar të Shqiptarëve, Aleksandër Rankoviq, i cili në momentin kur Kosovës ju njoh e drejta e hapjesë së univerzitetit pat thënë: Ju muerët pushkën e ju dhatë topin, si armën më të fortë. Më lejoni, që pikërisht këtë armë dhe ardhmërinë e Malësisë, studentat tanë, të cilët po nderojnë  Malësinë duke u shkolluar dhe pushtuar  majat ma te larta te dijes, në universitetet Shqiptare por edhe në ato të rajonit dhe më gjërë, ti përshendesim në veçanti.
Shkollimi i të rinëjve do ishte i pa mundur sikur mos të  ishte sakrifica dhe përkra-hja  e parezervë e prindërve të tyre, qe unë me kënaqësi, të nderuar student, prindërit tuaj do ti quaja trojenikët e vërtet të Malësisë.  Më lejoni të përshëndes  mediat prezente, në këtë tubim e posaçërisht televizionin tonë lokal TV Boin për punën e tij që po bënë në fushën e informimit  në rrafshin e gjërë medial për trevën  tone.  Sot jemi tubuar ngase ne, bijtë e kësaj treve në mërgim  gjegjësisht shoqatat tona të lartpërmendura, me anëtarët dhe donatorët e vetë kanë tubuar shumë të konsiderueshme mjetesh, enkas për Ju studenta. Ky tubim do ishte i pa mundur sikur mos te ishte puna e palodhshme e anëtarëve të shoqatave dhe donatorëve të cilët, edhe pse me mijëra kilometra larg nga vendlindja, nuk harrojnë kurrë  rrënjët e veta dhe janë te gatshëm siç e themi popullorçe  “te ndajnë kafshatën e gojës me ju dhe për ju”.  JU jemi mirënjohës anëtarëve dhe donatorëve, për çdo cent  te dhuruar dhe çmojmë lart atdhedashurinë e tyre.  Ky aktivitet i ndarjes së bursave ka tash një traditë 21  vjeçare.  Atëherë me Fondin Humanitar Malësia dhe shoqa-tën  Ded Gjo Luli, e sot me një zë të vetëm, pas  bashkimit të shoqatave tona si vë-llezër të një gjaku dhe  një  flamuri,  në shoqatën tonë të përbashkët  “Malësia e  Madhe NY.  Të nderuar të pranishëm kam kënaqësinë të ju informoj se, këtë vit edhe shoqata atdhetare Malësia e Madhe nga Michegani Ju bashkangjit këtij aktiviteti dhe së bashku vendosem që të ndajmë 73 bursa dhe atë: 46 nga mjetet e grunbulluara në NY e 27 nga ato të Detroitit. Besoj se do të pajtoheni me ne se është mburrje për të gjithë, si në mërgim, si këtu në Malësi, kur shihet se ne jemi së bashku dhe unik, pa kurrfar ndarje dhe dallimi rajonal, politik apo fetar, e të tillë jemi edhe në ndarjen e bursave. Këtë shembull e presim dhe e dëshirojmë edhe këtu në Malësi. Të mbizotëroj toleranca, bashkpunimi dhe uniteti në çdo aspekt.

Të nderuar student, prind dhe të pranishëm,

Ne,  shkollimin e rinisë  tone, nëpër fakultetet shqiptare dhe ato të rajonit e vlerësojmë lartë ngase jemi te bindun se vetëm të shkolluar dhe të ngopur me dije mund të ulemi, me të tjerët në tryezat e bisedave. Kjo është arsyeja,
të dashur bashkëvendës, që ne do të dëshironim që në listën  e ndarjes së bursave të kishim te përfshirë të gjithë aplikuesit për bursa, por ju duhet te na mirëkuptoni, se  mundësit tona buxhetore janë te limi-tuara. Në veçanti  kur dihet se te  gjitha këto mjete janë donacione.  Vetëm gjatë vitit kale-ndarik 2015, shoqata Malësi e Madhe  me seli ne NY ka bere investime financiare në shumën prej  250.000$, që është goxha një shumë domethënësë për një  sho-qate atdhetare, siç është shoqata e jonë. Nëse kësaj i shtojmë edhe mjetet financiare te Shoqatës atdhetare nga Michegani, atëherë qartë duket potenciali i diasporës Malësore, e Shoqatat tona janë fokusuar dhe shumë të interesuara për fatin e  vendlindjes, ardhmërin e rinisë së saj dhe ruajtjen e identitetit kombëtar,këtu  në vendlindje dhe diasporë, arritjen e të drejtave të barbarta dhe  prandalimin e diskriminimit të shqiptarëve në Mal të Zi.
Për fund, të dashur student dhe rini e Malësisë, dëshiroj  te ju përkujtoj edhe në obligimet tuaja për të qenë shëmbull në familje, në rrethin ku jetoni e në veçanti tek të afërmit, për të ndrruar emrin personal, duke hequr “iqin” dhe “viqin”, se nëse Ju këtë se bëni vetë, atëherë nuk mund të flasim për fajin e të tjerëve, por tonin, e vetëm kështu mund të shlyejmë, nji prej gabimeve të kohës, e që do të kishte vlerë të posaçme, për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Duke Ju dëshiruar suksese në studime dhe angazhim të plotë për të marr fatin e Malësisë në duart tuaja, Ju përgëzojmë në rrugëtimin tuaj jetësor dhe njëkohësisht  konsiderojmë se ju jeni ardhëria e Malësisë. Andaj, ne në  mërgim, kemi dëshirë që Ju me potencialin tuaj intelektual  dhe nje-rëzor, të jepni kontributin tuaj të çmuar për të  mirën shqiptare,në këto treva të Malësisë dhe më gjërë.  

Porosia jonë është: Mos lejoni boshatisjen e këtyre trojeve etnike, të lame me gjak gjatë historisë. Bëni çmosin për të parandaluar asimilimin, bëhuni atdhetar të përkushtuar të zgjidhjes së problemeve jo të pakta këtu në Malësi, dëshmoni se djersën e çdo donatori dhe çdo cent të dollarit nga diaspora po e ktheni duke punuar për të mirën e Malësisë dhe të Shqiptarve.

Gëzuar dhe llogaritni gjithëherë në mbështetjen tonë!

Ejllo Berishaj
Tuz, 07.02.2016.