11 marsi, ngritja dhe pavdekësia e Gjergj Kalaj

Gjergj KalajGjergj Kalaj, nje jete e tere ne sherbim te shqiptarizmes

Shkruan: Naim Balidemaj, New York

Me 11 mars u shua nga jeta veprimtari, tani i perjetshem, por i pazavendeueshem i kauzes kombetare, Gjergj Mark Kalaj.

Nje jete e tere ia kushtoi kombit pa dallim ideologjie, feje apo krahine.

Nje fjale e urte popullor thote: “aty ku pikon, aty edhe rrjedhe”

Halla e babait te Gjergj Kalaj ishte Nora. Bashkeshortja e Kole Dede Gjo Lulit, qe se bashku me vjehrrin dhe burrin, ngriten, (pas 500 vjetesh flamurin e Kastrotit, flamurin kombetar, ne Bratile te Deciqit.

Dashuria per flamur, dashuria per komb, ishte dhe mbeti tere jeten udherrefim per Gjergj Kalaj.

Si gjimnazist ne Ulqin u brumos me atdhedashuri nga pedagogu Bahri Brisku. Si gjimnazist verejti padrejtesite qe u behen shqiptareve nen Jugosllavi dhe emigroi ne Amerike.

Ne Amerike deshmoi edhe para gjyqit se shqiptari di te mbroj dinjitetin e vet. Gjate kesaj kohe kontaktoi me eminencen kombetare kroate dhe u bind se atdheu eshte mbi te gjitha.

Sot miqte e tij jane heronje te Kroacise.Posacerisht, Zvonko Busic.

Gjate fillim-viteve te 90-ta dilte ne demonstrata kroate por gjithmone me flamur kombetar.

Shqiperia dhe Gjergj Kalaj.

E pergdhelura e dy blloqeve, Jugosllavia titiste, kishte shtrire rrjetin e vet kunder Shqiperise.

Me fallangat e veta shqipfolese, i benin presion Misionit Shqiptar prane OKB-se ne cdo moment, edhepse perfaqesuesit shqiptar ishin te kufizuar ne levizje.

Brenda mundesive te levizjeve te tyre te kufizuara, nderhynte UDB-ja.

Ne nje rast kur perfaqesuesit e Shtetit shqiptar u sulmuan nga keta shqipfoles ne sherbim jugosllav, nderhyri Gjergj Kalaj, duke u thene, keta nuk u kane faj per urrejtjen e Juaj ndaj Shqiperise dhe ne ate moment bashkeshortja e Gjergjit, Gjyste (Nicaj) Kalaj, nxori nga canta, revolverin dhe ia dha Gjergjit , duke u thene se vellezerit tone i mbrojme edhe me jeten tone.

Nga ajo dite kjo Shote dhe Azem Galice moderne, u bene mburoj e shqiptareve dhe patrioteve te Amerikes

11 Marsi, 1981.

Fill pas protestave studentore, me 11 Mars, 1981, Gjergj Kalaj me shoket e vet filluan mobilizimin e shqiptareve te amerikes ne mbrojtje te rinise studentore.

Studio-apartamenti i Gjergj dhe Gjyste Kalaj, ne rrugen 81 dhe ne West End avenue, u be piketakimi i angazhimeve te parreshtura, ne mbrojtje te qenjes kombetare.

Pikerisht, ato dite, u themelua Shoqata Kombetare “Naim Frasheri”, dhe u themelua ne nje studio-apartment, qe pas pak kohe do te behet “shtepia e kombit” per shqiptaret e amerikes.

17 Janari, 1982.

Vrasja e Jusuf, Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes, beri qe nga shtepia e kombit te fuqizohet zeri i shqiptareve ne New York.

Nga Kjo dite filluan protestat dhe demonstratat e pa ndalura. Shoqata “Naim Frasheri” u shnderrua ne Klubin Kombetar “Jusuf Gervalla.dhepse metutje Jugosllavia titiste ishte e perkdhelura e superfuqive, Gjergj Kalaj, duke ven veten peng garantonte se shqiptaret do bejne protesta paqesore, me arsyetimin me te larte moral: “se ne jemi paqesor me tere popujt liridashes dhe me SHBA-te, por jo me kriminelet serb. Qe nga 1982, kunder Jugosllavise dhe Serbise, e deri dje ishte ne mbrojtje te UCK-se dhe luftareve te lirise Pas ketyre tubimeve, protestave dhe demonstatave ishte i heshturi Gjegj Kalaj, zemer shqiptari Gjergj Kalaj.

Vazhdimesia…

Periudha deri me 1999, deri ne clirimin e Kosoves, ishte per Gjergj Kalaj, angazhim, ushqim, frymemarrje.

Gjergj Kalaj nuk vuante nga idolatria, e konsideronte veten nje qytetar te rendomte shqiptar, qe duhet te permbush detyrat dhe obligimet ndaj kombit. Gjergj Kalaj, mbi te gjitha ishte humanist.

Qeveria amerikane dhe shqiptaret

Me 1985, ne Westchester te New York, Gjergj Kalaj me shoke ia ben te ditur George Bush, nenkryetar i SHBA-ve, se Kosova eshte ndryshe cfare thote Jygosllavia.

Njerezorja e Gjergj Kalaj

Qe nga dita kur ka shkelur ne New York, banesa e Gjergj Kalaj ka qene e hapur per cdo shqiptare. Jane me qindera e qindera shqiptare qe me muaj te tere kane gjete strehim te Gjergj Kalaj.

Jane me mijera e mijera shqiptare, nga te gjitha trevat shqiptare, qe kane pase perkrahjen e Gjergj dhe Gjyste Kalaj.

Gjergj Kalaj, nuk ka qene as milioner, as biznismen, ka qene shqiptar me tiparet me te larta te nje humanisti.

Gjergj Kalaj, qe ne fillim te viteve te 80-ta, vizitonte Shqiperine, dhe pikerisht, forca morale e Gjergj Kalaj ndikoi ne Shtetin shqiptar qe shume emigrante, te cilet nuk kishin bere krime ne Shqiperi te vizitojne te afermit e tyre, Gjergj Kalaj ishte nderlidhje mes Shqiperise dhe mergates.

E bente kete vetem nga ndjenja e larte njerezore, e bente kete si pjese e trashegimise kulturore te nje malesori me tipare dhe virtyte te larta njerezore.

Pervec mergimtareve hallexhinje, qe kerkonin perkrahje nga Gjergj Kalaj dhe gjithmone e kishin deren e hapur plot ngrohtesi, ne apartamentin e tij te vogel, por gjithmone te madh per miq, ishin gjithmone te mireseardhur dhe mikpritur elitat intelektuale nga mbare bota shqiptare. Banesa e Gjergj Kalaj ishte edhe banesa e Reis Maliles, e Nesti Nases, e Abdi Baletes, e Bashkim Pitarkes, e Mark Krasniqit, e Rexhep Qosjes, e Dritero Agollit, e Nasho Jorgaqit, e artisteve si Sali Mani, Parashqevi Simaku, Bajrush Doda,

Augustin Ukaj, Stan Dragoti e shume tjere. Me kenaqesi ne kete hapesire te frymimit te Gjergj dhe Gjyste Kalaj, me 1990 ishte per darke edhe Presidenti i atehershem i Shqiperise, Ramiz Alia.

Shkaterrimi i Jugosllavise filloi me 11 mars 1981, Perjetesia e Gjergj Kalaj fillon me 11 mars 2016.

Qe nga Maji i vitit 1988, jam krenar qe me ka pranuar per shok, Gjergj Kalaj, te cilin e konsideroj, vella.

Qofte i perjetshem kujtimi per Gjergj Kalaj!