
Kryeministri malazeze e përshëndetë vendimin, ndërkaq krye-diplomati shqiptar e vlerëson si lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare.
Kryeministri malazez Milo Djukanovic ka përshëndetur shpalljen e pafajësisë së liderit radikal serb Vojislav Seselj i cili akuzohej për krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnje.
Politikanët pro-perëndimorë nuk e mirëpritën këtë veprim të Djukanovic-it, megjithatë sqarojnë se nuk pritej diçka tjetër, pasi që Djukanovic me Sheshelin ndajnë pjesë të kaluarës politike.
“DPS ishte partner i koalicionit dhe aleat i asaj politikë dhe Seselj-it, por nga kryeministri i qeverisë të një shteti i cili pretendon për t’u bashkuar me shoqërinë e demokracive të zhvilluara evropiane, pritej gjithçka por jo urime për Sheshelin”, ka thënë Balsa Brkovic nga Lëvizja URA.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati e konsideron këtë vendim si një lajm të keq për drejtësinë ndërkombëtare dhe viktimat e luftërave të ish-Jugosllavisë.
“Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shpalli të pafajshëm Vojisllav Sheshelin, i cili akuzohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Shesheli, njeriu që tallej me këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare, është tashmë i lirë të vijojë promovimin e gjuhës së urrejtjes. Vendimi i pafajësisë për këtë xhelat, përbën një goditje të rendë jo vetëm për besueshmërinë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe një mungesë respekti për viktimat dhe familjarët e tyre”- shprehet Bushati në reagimin e tij. /MALESIA.ORG/
