Është ngritur padi penale kundër personit me iniciale V.I. (23) nga Podgorica, për dyshimin se më 14 prill ka djegur flamurin Shqiptar dhe atë të Kosovës pranë qendrës tregtare Capital Plaza në Podgoricë.
Siç shkruan gazeta Pobjeda, policia ka siguruar prova, duke përfshirë edhe video-pamjet, që do të konfirmojnë se i dyshuari V.I. është autori i këtij krimi. Në ditët në vijim ai do të ndiqet penalisht. /MALESIA.ORG/