HISTORIA E NJË KRYENGRITJE NË PLAVË GUCI
Nga Esad GJONBALAJ
Gjatë historisë kurrë nuk është shuar flakadani i atdhetareve te paepur për lirinë e kombit shqiptar, flakadani i atyre që fatet e jetës ia dhuruan atdheut . Pas demonstratave të vitit 1981 që u zhvilluan në Kosovë aspekti kombëtar në tërë hapësirat e ish-Jugosllavisë mori hov dhe gjallëri duke ndritur kështu mendjet e shqiptarëve se duhet të i dilet zot kombit dhe atdheut për të parandaluar asimilimin, shkeljen dhe nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve etnik të copëtuar në disa republika të ish-Jugosllavisë .
Në Plavë Guci rinia studentore e trevës tonë që asokohe studionte në Kosovë barte në vendlindje frymën kombëtare dhe krenarinë e të qënunit shqiptar. Asimilimi i shqiptareve në Plave Guci ne këtë kohë kishte marr hov të paparë, agjentet dhe spiunet e UDB-së me bashkëpunëtoret e tyre shqipfolës përbuznin dhe nëpërkëmbnin çdo gjë që kishte të bënte me shqiptaret dhe shqiptarinë. Nën dirigjimin dhe bekimin e shtetit mbillej urrejtja ndaj shqiptarëve dhe atdhetareve të mirëfillte, në bjeshkët tona këndoheshin këngë anti shqiptare në gjuhe sllave: “shoku Tito na jep pushkët se kanë ngritur shqiptarët hundët, na janë ngopur me bukë të bardhë e tani donë Skënderbeun me e ringjall”.
Presioni ishte i madhe ndaj çdo gjëje shqiptare, burgosjet kishin filluar: Demë Ulaj arrestohet dhe dënohet me 5 vite burgim, Ajshe Gjonbalaj 13 vite burgim dhe Beqir Gjonbalaj, 2 vite burgim, Ajshja dhe Beqiri motër dhe vëlla, vuthjan por ishin dënuar ne Kosovë. Ndalesa dhe pengesa institucionale në çdo aspekt të jetës, mirëpo edhe gjallëria dhe atdhetaria e atdhetarëve vetëm se shtohëshin dhe forcoheshin duke e parë këtë dhune sistematike të shtetit. Mirëpo rinia malësore e kohës që rritej me ndjenja të pastërta kombëtare në Plavë Guci kishte vendosur që ndaj këtij terrori shtetëror të UDB-së dhe kuislingëve shqipfolës të përgjigjet me një kryengritje të armatosur duke atakuar drejtpërdrejtë aparatin shtetëror dhe duke ua bërë me dije se ne shqiptaret e Plavë Gucisë nuk durojmë robërinë.
Përgatitjet për themelimin e grupit filluan që në dimrin e vitit 1983 në mes të iniciuesve të themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajli Prelvukaj dhe Esad Rexhep Gjonbalaj në një takim në qytetin e Gucisë ne gjysmëvjetorin shkollor të vitit 1983 për tu finalizuar me themelimin e grupit »Besa« në pranverën e po këtij viti.
Misioni i grupit Besa ishte ndërmarrja e aksioneve të armatosura dhe likuidimi e kolaboracionisteve të pushtetit të uniformuar dhe të pa pauniformuar, kolaboracionist qe asokohe bënin terror ne familjet atdhetare në Plavë Guci.
Iniciuesi i themelimit të grupit »Besa«, Tahir Smajl Prelvukaj po organizonte shokët e tij të lidhur rreth »Besës« dhe fisnikërisë shqiptare, të bashkuar rreth flamurit dhe idealit të lart kombëtar dhe tani në radhët e grupit Besa aktiv ishin edhe atdhetaret e devotshëm Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj, Burim Ahmetaj dhe Naim Selimaj.
Në Plavë Guci pranvera erdhi përgatitjet kishin marr intensitet për fillimin e operacioneve të koordinuara të pjesëtareve te Grupit »Besa« që të gjithë nxënës të shkollës së mesme në Plavë.
Sipas planit ishte paraparë që grupi »Besa« do të vepronte në dy grupe: një grup gueril që do të ishte aktiv në male dhe tjetri logjistik që do punonte në furnizim dhe në mbledhje informacionesh. Përgatitjet e duhura ishin bërë dhe një pjesë e grupit kishte aktivitetet në teren për përgatitjen e veprimeve të duhura të planifikuara, kuptohet me arsenalin e armatimit dhe potencialin njerëzor e material që kishin në dispozicion.
Me 28 Prill të vitit 1983 disa pjesëtar të grupit aktiv »Besa«, në këtë përbërje Tahir Prelvukaj, Sadri Mehaj, Sadri Ahmetaj dhe Burim Ahmetaj ishin duke vëzhguar në hyrje të fshatit Vuthaj në vendin e quajtur Shtrejt përbri Rrethit të Bagëtisë, ata me vete kishin edhe një pjesë të armatimit që posedonin. Atë dite të 28 prillit, ditë e enjte në Vuthaj kishin dal për të shëtitur një grup nxënësish eserbo-malazias te gjimnazit te Plavës që po këndonin këngë për Titon dhe këngë antishqiptare duke kaluar nëper fshatin Vuthaj. Pjesëtaret e grupit »Besa« sapo kishin vërejtë grupin e nxënësve serbo-malazias, te provokuar nga klithmat e këtyre këngëve sllave kishin dal nga pylli te armatosur dhe kishin filluar t’i legjitimojnë ata, duke u bere te ditur njëkohësisht se këngët e Serbisë dhe te Cernagores dhe të Titos nuk janë të lejuara në Vuthaj të Kelmendit, sepse kjo është toke e Shqipërisë. Me dhjetra nxënës në panik e sipër kishin ikur, disa madje kishin kërcyer ne lumin Gerla dhe ia kishin mbathur nga kishin ardhur kurse një e pjesë e tyre kishin arritur të shkojnë në Guci dhe ta raportojnë ngjarjen në polici.
Në vendngjarje ishte arrestuar Sadri Ahmetaj, ndërsa Sadri Mehaj e kishin arrestuar rreth orës 10 të mbrëmjes. Përafërsisht ne këtë kohë ishte arrestuar edhe Burim Ahmetaj, ndërkaq gjatë natës pas një rrethimi të hekurt të Vuthajve u arrestua edhe Tahir Prelvukaj.
Po te njëjtën ditë në Plavë arrestohen edhe pjesëtaret e familjes Selimaj, Fadil Selimaj, Musë Selimaj dhe Naim Selimaj.
Me datën 30 Qershor 1983 Gjykata Komunale e Bijello Polës në Mal të Zi kishte shpallë aktvendimin kundër Grupit »Besa« dhe i kishte dënuar të rinjtë shqiptar me burgime të gjata:
Tahir Prelvukaj, 16 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Sadri Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Fadil Selimaj, 21 vjeçar, ishte dënuar me 5 vite burgim
Burim Ahmetaj, 15 vjeçar ishte dënuar me 5 vite burgim
Sadri Mehaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 3 vite burgim
Muse Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 2 vite burgim
Naim Selimaj, 17 vjeçar ishte dënuar me 4 muaj burgim
Është e rëndësishme të thuhet se shumë pjesëtarë të grupit »Besa« nuk ishin dënuan dhe kishin shpëtuar nga burgosja e tyre, fal qëndresës stoik të pjesëtareve të grupit për të mos i qitur shokët e tyre para organeve të UDB-së. Dhuna e tmerrshme që u përdor nga UDB-ja gjate hetuesisë ndaj te rinjve tanë ishte e tmerrshme dhe e pa përshkueshme , pasojat e të cilës i vuajnë edhe sot pjesëtarët grupit BESA.
Të arrestuar asokohe dhe të marrë ne pyetje nga UDB-a kanë qenë edhe këtë persona: Ramë Qerimi Gjonbalaj (gjyshi i Tahirit dhe babai i Ajshe dhe Beqir Gjonbalaj), Xhavit Zeqiri Balidemaj, Agron Zeqiri Balidemaj. Në Prishtinë ishin arrestuar nga sigurimi shtetëror i Malit të Zi, Esad Rexhep Gjonbalaj dhe Faik Dini Gjonbalaj (shtetas amerikan).
Shikuar sot nga këndvështrimi i kohës ndokush mund të thotë, vallë si është e mundur që këta të mitur të marrin një guxim të tillë, për ndërmarrjen e këtyre veprimeve kaq të guximshme , për të menduar dhe vepruar aq larg , që të dërgon këtë nismë gjerë në një kryengritje të armatosur kundër një regjimi totalitar dhe antishqiptar, atëherë duhet analizuar shumë faktor, duke filluar nga familja, rrethi dhe periudha kohore e veprimit. Nismëtari i themelimit të grupit, Tahir Smajl Prelvukaj u rrit në prehërin e hallës së tij, heroinës së gjallë Ajshe Ramë Gjonbalaj. Ajo kishte qenë frymëzimi dhe inspirimi i një lëvizjeje që do mbetet në analet e historisë së trevës tonë por edhe të guximit të paparë të rinisë dhe të gjeneratave të kohës në Plavë Guci.
Të gjithë pjesëtarët e grupit »Besa« rrjedhin nga familje të cilat historikisht ishin fole të atdhetarisë dhe të dëshmuara në krahinën e Plavë Gucisë për veprimtari kombëtare. Vepra dhe guximi i tyre barte në vete trashëgiminë e gjeneve, virtyteve dhe shpirtit luftarak të trevës tonë ,dhe ishte realizim i amanetit të te parëve për mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare. gjerë ne flijim.
Pas vuajtjes së dënimit në kazmatët serbo-sllave dhe daljes në burgun e madh e të ashtuquajtur “Liri”, Jugosllavinë Titiste, për të rinjtë tanë vazhdoj diskriminimi në çdo aspekt të jetës si nga UDB-a ashtu edhe nga kuislingët shqipfolës dhe spiunët e pa uniformuar të trevës tonë, të cilët i përbuznin pjesëtarët e grupi »Besa« duke i quajtur armiqë të shtetit Jugosllav dhe duke i diferencuar edhe në gazmende familjare, sepse frikësoheshin këta te gjorë kolaboracionist se mos po i dëmtojnë raportet dhe besnikërinë e tyre qe kishin ndaj UDB-së dhe miqëve të tyre sllavë.
Mirëpo grupi »Besa« dhe pjesëtaret e tij për veprat që i bënë u çmuan dhe u vlerësuan lartë nga atdhetaret e mirëfilltë dhe të dëshmuar të krahinës së Plavë Gucisë e që fatmirësisht ne Plavë Guci janë me shumicë.