Shenohet 14 vjetori i muzeut etnografik të Malësisë

Muzeu Etnografik i Malesise 14 vjetoriNga  Ndue  BACAJ

Siç ishte njoftuar  me daten 1 maj u shenua 14 vjetori  i  themelimit  të  muzeut etnografik të Malesisë (Lekaj-Tuz) nga patrioti Shtjefen Ivezaj . Shenimi i ketij  pervjetori  u bë në oborrin e  muzeut  i  cili ketë ditë kishte mjaft vizitor.  Në shenimin e  14 vjetrorit  kishin ardhur per të marrë pjesë dhjetra  adhurues të vlerave  të muzeut nga  trojet shqiptare  , kishin ardhur  nga të dy anët e kufirit  politik  të Malësisë , nga Shkodra , Dukagjini etjer.  Në shenimin  e ketij pervjetori kishte ardhur edhe ambasadori i republikës së Shqiperisë në  republiken e Malit Zi  z. Ernald  Filo  , Nënkryetari i  bashkisë të Malesisë Madhe  z. Sytki Ndrecaj (njekohesisht edhe presidenti i shoqates patriotike  Malesia e Madhe  “Nderi i  Kombit”) , kryetari i shoqatës  atdhetare  Malesia e Madhe me qendër në Shkoder  z. Ilmi  Kurti ,  botuesi i revistes “Fjala” dhe gazetari i njohur z. Gëzim  Vuçaj , Keshilltarët e komunes  urbane të Tuzit zotrinjët Nikoll  Camaj  e  Kolë Lulgjuraj  si dhe intelektual  , artistë  e veprimtar të  tjer.

 

Shenimin e 14 vjetorit të  muzeut etnografik e hapi veprimtari i njohur  malësor  z. Kolë  Vulaj  , i cili pasi  u uroi mirseardhjen të pranishmeve në ketë ditë i ftoi të mbajnë një minut heshtje , në nderim e perkujtim të atyre malësorëve që kishin ndërruar jetë që nga shenimi i pervjetorit paraardhes ,  të muzeut e deri sot. Pas kesaj heshtje z. Kolë Vulaj  foli shkurtimisht per vlerat e muzeut të themeluar me mjaft sakrifica dhe të mbajtur me shumë privime  nga z. Shtjefen Ivezaj me ndihmen e bashkëshortes  tij Gjyste Ivezaj  , gjithashtu z. Vulaj “recitoj” edhe disa vargje  plot pathos patriotik të krijuar nga ai vetë. Z. Kolë Vulaj si drejtues i ketij aktivitet  ftoi z. Eljaz Guri , sportistin (ish mundësin  kampion kombëtar dhe i shquar ne gara nderkombetare), që kishte ardhur enkas nga Shkodra per të pershendetur  z. Shtjefen Ivezaj të cilit me ketë rast i dhuroi  disa vlera historike  të familjes “LLUJA”-Shkodër. Pas zotit Guri pershendeti ambasadori  i  Shqiperisë në Mal të Zi z. Ernald  Filo , i cili vlersoi lartë Muzeun dhe themeluesin e tij z. Ivezaj , gjithashtu  pershendeti  edhe bashkëshorten e z. Ivezaj  që e ka mbeshtetur  në kete aktivitet historik  e patriotik. Muzeu tha ai është një veper e madhe dhe e pakontestueshme që  memorizon autoktonin  historike e kulturore të shqiptareve në trojet e veta. Inventari i eksponateve arkeologjike dhe etnografike   është aq i pasur  sa ka nga ato që sot nuk i ka as muzeu kombëtar në Tiranë. Zoti Filo në fund të fjales tij premtoj se do të jenë gjithnjë pranë muzeut dhe  aktiviteteve të tij , si dhe do të çojnë  zërin e tij per  ndihmë në instancat më të larta të qeverisë e shtetit shqiptar.  Pas ambasadorit  e mori fjalen  krijuesi dhe themeluesi i muzeut z. Shtjefen Ivezaj , i cili falnderoi të pranishmit  dhe ata që kanë kontribuar  per muzeun  ,si dhe pershendeti në menyrë të veçant ambasadorin z. Filo , i cili ka marrë pjesë edhe në shenimin e pervjetoreve të tjer të muzeut si dhe në aktivitete të tjera të shqiptarëve  në Mal të Zi. Z. Shtjefen i emocionuar tha cilesova me emer ambasodorin ,por sot per mua jeni ambasador edhe ju të gjithë pjesmarresit në shenimin e 14 vjetorit të muzeut etnografik të Malësisë. Me ketë rast  një ndertues i njour nga Dukagjini  i dhuroi z. Shtjefen  ,një foto të një projekti  të  realizuar të një  kishe –katedrale…“Radhen “ e pershendetjes  në  ketë ditë e kishte  z. Ilmi Kurti ,kryetar  i shoqates atdhetare Malesia e  Madhe me qendër në Shkoder, i cili e quajti muzeun një kryeveper  të  një patrioti të madh si Shtjefen Ivezaj ,puna e të cilit e kishte emocionuar aq shumë z. Kurti  sa kishte shkruar enkas per Shtjefnin dhe muzeun  një kengë që e interperton  mjeshtrisht kengëtari profesionist  z. Arben   Delaj , i cili ja dhuroi vetë diskun me kengën perkatëse z. Ivezaj.  Një pershendetje interesante e me vlera beri  Nënkryetari i Bashkisë  të Malësisë  Madhe  z. Sytki Ndrecaj , (njekohesisht edhe presidenti i shoqates patriotike  Malesia e Madhe  “Nderi i  Kombit”)  i cili pershendeti edhe në emrin e kryetarit  z. Tonin Marinaj . Zoti Ndrecaj vlersoj punen ,perkushtimin dhe sakrificen e themeluesit të muzeut z. Shtjefen ,si dhe  vlerat që mbart per kulturen , historinë dhe  autoktoninë e malesorëve shqiptar  në keto troje të veta . Në fund të reshendetjes tij  z. Ndreca premtoj se bashkia e Malesisë së Madhe  do të bejnë ç’është e mundur per ta ndihmuar  muzeun etnografik të Malesisë. Një  pershendetje të bukur beri edhe malesori  nga Trieshi  z.Shtjefen Palushaj (vellai i historianit e shkrimtari të njohur Lulash Palushaj). Ndersa këngëtaret e njohur nga treva e Dukagjinit , Fran Kodra dhe Ndue  Shytani e pershendeten shenimin e 14 vjetorit të muzeut etnografik  me një kengë patriotike  ,të cilen e interpertuan  life dhe mrekullisht . Në fund të ketij aktiviteti  z. Shtjefen kishte pergatitur disa çertifikata mirnjohje  , per  ata që kishin kontribuar  (sadopak) per muzeun ,biblioteken e tjer ,të cileve ju a dha me ketë rast. Shenimi i ketij pervjetori u mbyllë me një koktej të pasur per të pranishmit  ,por që Shtjefni  tha merrni çfar të keni  siç e ka zakon malesori  bukë  , krypë e zemer…Shenimi i  14 vjetorit të muzeut etnografik  per mua si autor i ketij reportazhi dhe si pjesmarres në shumicen e shenimit të  pervjetorëve të ketij muzeut ,mu  dukt më i miri e më i bukuri , jo per nga numri i pjesmarresve (se ai lë shumë per të dëshirua..) ,por per nga  cilesia  dhe vlerat intelektuale  të pjesmarrësve , ndaj unë dua ta mbyllë reportazhin tim të shkurter ,para vepres së madhe të z. Shtjefen Ivezaj  me disa nga fjalet që thashë në fjalen time pershendetëse në ketë aktivitet kushtuar shenimit të 14 vjetorit të muzeut :

“Kur me daten 1 maj 2002  në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe (Lekaj Tuz), fotografi profesionist Shtjefen Ivezaj me ndihmen e bashkeshortes  tij ,  Gjyste Ivezaj do t’a  kthenin  shtepinë e tyre në muze , në atë kohë shumëkush shprehu habi  per ketë saktrificë , shumkush i uroi dhe ndihmoi ,  por kishte edhe nga ata që ketë punë e sakrificë e quanin  një ënderr që do të shuhej shpejt  e deri një ide të “çmendur” të ketij burri të  moshuar që i kishte kaluar 65 vitet. Mirpo idetë e medha të shoqeruara me punë të mëdha atdhetarie duket se i ndihmon edhe vetë Zoti , dhe Shtjefni  sot  rreth 80 vjeçar  në vend që të plakej më shumë  është bërë më ri ,sikur ti kishte  ndarë keto vite pleqërie  me  vepren e tij  të re , Muzeumin Etnografik të Malësisë që sot  është  monumenti i autoktonisë Pellazge – Ilire – Arbëre – Shqiptare në trojet e Malesisë së Madhe e më gjërë (në të dy anët e kufirit politik)…”.

Shtjefen faleminderit dhe  paç jeten e gjatë aq sa  të shenosh edhe 100 prevjetor  të tjer të Muzeut Etnografik të Malesisë.

Lekaj- Tuz  01 maj 2016