Sado-mazohizmi i CANU

Anton K. BerishajProf. Dr. Anton K. Berishaj – NE dhe ATA

Po të mos bëhej fjalë për institucionin kulmor akademik, që quhet CANU, disa interpretime që arrita t’i lexoj në botimin më të ri të tomeve të para të “Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare”, edhe përbri vullnetit tim të mire që të ndjej presionet e zakonshme që i përcjellin autorët dhe institucionet gjatë përpunimit të materjeve dhe përmbajtjeve aq të ndjeshme, nuk arrita që të evitoj asociacionin me skenarin e komedisë së shfaqur shumë vite më parë, të quajtur “NE dhe ATA”. (Shih: Us & Them, 1995, vidjeti: Serijahttps://mojtv.hr/serije/ 15156/ne dhe ata.aspx). Ne dhe Ata – komedia simpatike mbi aventurat e dy cimrëve – Shhni video dhe përshkrimin për serialin Ne dhe Ata (Us & Them). Mirëpo, dallimi megjithatë qendron në faktin se – nëse skenarit të komedisë së përmendur i përshkruhet “simpatia”, disa interpretimeve në fjalorin e apostrofuar mbi “Ata, lexo: NE”, mund t’i përshkruhen vetëm urrejtja, varfëria dhe skamja retrograde. Kjo, mbase do të ishte i vetmi shpjegim pse ky Fjalor e shqetësoi – jo vetëm opinionin akademik dhe (për fat) jo vetëm qarqe të caktuara të opinionit shqiptar. E tëra pra është komike po të mos ishte e dhëmbëshme. Vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, të tmerrshme dhe të rënda, le të mbetën në kontekstin e përjetimeve tragji-komike të “Atyre”, meqë po i anashkaloj fushatat e neveritëse të prodhimit të armiqëve, djallëzimin, denigrimin, përllosjen dhe fyerjen e historisë, veçorive kulturore, trajtimin “Tonë” si egërsira… Për kohërat më të hershme, të mos flasim, mirëpo është simptomatik kontinuiteti i raportit se si “NE” na përjetojnë të “TJERËT” dhe anasjelltas.

Dimitrije Tucoviq që në vitin 1914 ka shkruar: “Me politikën pushtuese të Qeverisë serbe ndaj popullit shqiptar, janë krijuar në kufirin perëndimor të Serbisë raporte të atilla që në të ardhmen e afërt paqja dhe gjendja e rregullt vështirë mund të priten. […] shtypi ynë në këtë garë të mbrapshtë për të përkrahur një politikë të orjentuar dhe të sajuar keq, me muaj dhe me vite ka shpërndarë mbi popullin shqiptar botëkuptime tendencioze[…] Kjo edhe sot është mjet kryesor me të cilin shtypi shovinist nxit te populli serb urrejtjen ndaj “Arnautëve” të egjër, duke fshehur si gjarpëri këmbët egërsitë e politikës serbe mbi ata. […] Balkanicus dhe D-r Vladan kanë shkruar nga një libër të tërë me qëllim të qartë të gllabërimit të popullit të mjerë shqiptar që të dëshmojnë pa aftësinë e tij për jetë kulturore dhe nacionale. […] Me qëllim që të dëshmojnë se ky popull nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata tërë atë që në primitivizmin e këtij populli ekziston, e paraqesin – jo si refkesion të nivelit historik në të cilin ata gjënden dhe për të cilin kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si refleksion të papërshtatshmërisë së tyre racore për jetë kulturore përgjithësisht. […] Lehtësia e Balkanicus-it në përçmimin e popullit shqiptar si rracë shkon aq larg sa që rolin historik të Skrnder-begut ia përshkruan origjinës së tij nga Vojisllava serbe”… (Shih: portal za filozofiju i društvena pitanja Olivera Milosavljević: Stereotipi prema Albancima, Filozofski magazin 2015, Tucović (1914) 1980:17–44).

Koha e Tucoviqit ka perënduar. Perënduan edhe vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, ndërsa “populli i mjerë i Tucoviqit”, në truallin e Evropës i krijoi jo një, por dy shtete, vërtetë me përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo historia nuk shënon asnjë rast që dikush ka arritur që të shlirohet dhe krijoi shtetin e vet pa ndihmën e të “tjerëve”. Është i gjatë vargu i autorëve që krijimtarinë e vetë ia kanë kushtuar pengimit të këtyre proceseve. Haxhi Serafim Ristic (1864, 1906), Aleksijeviq (1878), Sreqkoviq (1888), Gopçeviq (1890). Radosavleviq Bdin (1903), Ivaniq (1903, 1909), Jovanoviq (1910), Radoniq (1912), Gjorgjeviq (1913), Stepanoviq (1913), Tomiq (1913), Milojeviq (1972), Bogdanoviq (1985), Samarxhiq (1989, 1990), Mladenoviq (1989), Joviçiq (1991), Batakoviq (1991), Dragiq Kijuk (1992), Jevtiq (1992), Glushçeviq (1992), Qosiq (1992), Gjuretiq (1992)…dhe së fundi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Malit të Zi (në vazhdim CANU, më 2016), që flet qartë se është gadi jomodeste që te CANU të kërkohet truri i pa shpërlarë, por gajrpinj të çelur nga vezët e bëra në të kaluarën.

Të lëshohesh në disa interpretime të historisë së shtrembëruar në fjalorin e përmendur, nuk është ndonjë zbulim. CANU është e qartë se funksionon nën tutorizmin e atyre mentorëve dhe të tjerëve që u gjasojnë atyre. Me këtë rast, me lexuesit do të ndaj edhe një margaritar tjetër të Toma Oraovac, që gadi në tërsi integrohet në fjalorin e CANU. ‘Sipas Toma Oraovac, të gjitha “fiset,vëllazëritë ose bajraqet nuk i lidhë një vetëdije kombëtare, meqë dihet, e edhe ata e dijnë se nuk i lidhë ndërmjet veti një gjak,një origjinë dhe zakonet e veçanta, meqë dihet, e dhe ata e dijnë nga kush burojnë (lindin). Autori vazhdon në të njëjtin stil – se Lekë Dukagjini ishte serb, si dhe të gjithë dukagjinasit, Shkodra gjithmonë ishte “serbe”, Malësorët “padyshim se janë serbë”, si dhe Miriditorët, Shaljanët, Gashianët, Berishët, Hotianët, Këlmendësit, Kastratësit etj., që “edhe vetë sot e gjithë ditën e pranojnë se kanë origjinë serbe,dhe që as me zakone, as me virtyte e as me sojin trimëror serb, nuk mund të quhen arbanas. Vetëm nga arsyeja se “fatëkeqësia i shtyri të pranojnë gjuhën shqipe, që nuk është dhe nuk mund të jetë masë për përcaktimin e përkatësisë Arbanase, kur një kombësi e tillë as që ekziston meqë fjala është për emër të shpifur, pra nocion gjeografik që nuk mund të zgjidhë çështjen e kombësisë. Përfundoi se “lahutat e forta”(lexo: malësorët), kanë qenë dhe janë edhe sot “jo arbanas, as arnautë, as albanezë, por serbë të pastër.” (Oraovac, 1913:5, 12–25).

Çfarë na solli të mirë ky debat i turpshëm i inrecisë historike të baltosjes së shqiptarëve në pamfletin e përmendur politik, të quajtur Fjalor i CANU? Do të veçoj tre shembuj të ndritshëm:

1. Profesorja e nedruar Prof. Dr. Jelena Shushanj ndaj nebulozave të fjalorit të CANU, ka folur haptas me fjalori akademik, në artikullin e publikuar me titull: Si i bëri shqiptarët fjalori i CANU agresorë, dhe vazhdon: “Me publikimin më të rinj të Fjalorit të gjuhës popullore dhe letrare, CANU e godet rëndë harmoninë multietnike dhe multikonfesionale të shtetit të Malit të Zi, që kjo shtëpi kishe me dashamirësi ia dhuroi këtë tom me rastin e fetës së 10 vjetorit të përtëritjes së pavarësisë. Me këtë Fjalor, shqiptarët që janë constituent i rëndësishëm i shtetit bashkëkohor malazijas, janë prezantuar si agresorë që popujve tjerë ia imponojnë kulturën, gjuhën dhe zakonet e veta, duke i shndërruar në shqiptarë… Në faqën 43 i gjejmë fjalët Shqiptarë, albanizim, të albanizohet,me (u) albanizua, Shqipëria, shqiptarja, albanolog, albanologjia… albanizimi veç nuk është aspak proces naiv, meqë – siç pohojnë ekspertët e Akademisë, të udhëhequr nga Zoran Lakiqin e jashtëm, vepra e të cilit u ka sherbyer për formulimin e definicionit, nënkupton „imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë. – Duke u pyetur, ai ofron edhe disa përgjigje – në bazë të përvojë së refugjatëve ortodoksë nga Shqipëria që ishte ekspozuar shqipëtarizimit sistematik, sidomos në periudhën pas Luftës së II-të Botërore më 1945. (Lak. II)“ Në pajtim me këtë shpjegim është edhe folja me albanizua: „Dhe të shndërrohennë shqiptarë; t’u imponohen gjuha, kultura dhe zakonet shqiptare popujve tjerë. II ~ të bëhesh shqiptar; të fitosh veçoritë e shqiptarëve”. (Publikuar më : 15. 05. 2016).

2.  Prof. dr Milorad NIKÇEVIQ, akademik i DANU: Mesazhe kundërcivilizuese, të lugetërve nga Fjalori i CANU, shkrim ky që nuk e kursen institucionin e CANU, por madje edhe e zbulon lojën e ndyrë dhe koketimin me SANU (Akademinë serbe të Shkencave dhe Arteve), deri në përmasa të dëgjueshmërisë së verbër nga ana e CANU. Ai shkruan: “Me neveri po i përcjelli ditëve të fundit polemikat që në mediet malazijase po zhvillohen me rastin e vezës më të re të qyqes të CANU nga e cila çeli fjalori i gjuhës malazijase. Nuk jam i befasuar me shembujt nga ky Fjalor meqë ata – ku me di për të satën herë dëshmojnë për misionin antimalazijas të kryerësit të punëve dhe porositësit të projektit”. (Publikuar në Portalin analitika, më, 21. 05. 2016 – 15:34).

Pra, misioni i CANU nuk na qenka vetëm kontinuitet i kursit të përmendur të satanizimit të popullit shqiptar, por edhe mohim i identitetit shtetëror dhe nacional i Malit të Zi që e këto ditë e festoi 10 vjetorin e formimit. Qarqe të caktuara shqiptare që janë të tmerruara (e çuditërisht edhe të befasuara) me përmbajtjet fyese nga ky Fjalor, në kontekstin e dhënë, mbase jam i bindur se thjeshtë do ta kenë më lehtë kur të kuptojnë që misioni i CANU po e tejkalon kursin sistematik të urrejtjes ndaj tyre. Në kërkim të armiqëve të rinj, lojaliteti ndaj autorëve të lartëpërmendur të baltosjes së gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare, në momentin e caktuar manifestohet si fakt terciar. Fjalorët enciklopedik të Akademive shqipëtare dhe kosovare (në përgatitje), nuk manifestojnë qasje tendencioze dhe denigruese të shpjeguar me shprehje fyese, edhepse dorën në zemër kanë pasur mjaft materjal që ta mbështesin dhe të ilustrojnë me shumë shembuj.

Pavarësisht nga urrejtja apo dashuria që ATA e shfaqim për NE dhe anasjelltas, shqiptarët po e ndërtojnë të ardhmen shtetërore dhe kombëtare, identitetin e tyre pa asnjë nevojë të përvetësimit dhe grabitjes, shtrembërimit të historisë, aspiratave pushtuese. Edhe poqese pozita e komunitetit etnik malazijas në Shqipërinë komuniste ishte argument, atëherë fjala është për mohimin e disa të drejtave elementare etnike, e jo për ndonjë agresion territorial, meqë ishin vendosur në token shqiptare – edhepse në sisteme të atilla totalitare ishte vështirë të shihen kategori jashtë nomenklaturës komuniste që i kishin të drejtat e grantuara.

Politikat zyrtare të Podgoricës, Tiranës dhe Prishtinës heshtin. Qendron fakti se CANU financohet nga buxheti i Republikës së Malit të Zi, mirëpo misioni i përmendur, qoftë edhe i mohimit të shtetësisë, identitetit dhe integritetit të vetë shtetit ku jetojnë, trajtohet si e drejtë e pacenueshme në mëndim dhe qendrim shkencor, kështu që i tejkalon kompetencat politike të organeve shtetërore që të përzihen në punët e një akademie – pavarësisht çfarë është ajo. Dua të besoj se politika zyrtare nuk po koketon me një politikë të atillë – që – jo vetëm është e dëmshme, por e mbushur me urrejtje gjerë në kufij të e sado-mazohizmit. Tirana dhe Prishtina kanë më tepër përvojë kur “të tjerët” sillen ndaj veçorive të kulturës dhe historisë shqiptare në këtë mënyrë. SANU, madje prej disa kohësh i ka ‘forcuar’radhët e veta më njëfarë Kapllan Buroviqi (Kaplan Resuli), për të cilin nuk besoja se është akademik, por në mënyrë naïve vazhdoja të mendoja se emri i i ri i pagëzuar serb është “Akademik”. Qetësia jonë e bekuar është që tipat siç janë Buroviqi, Tërnavci, Rrahman Morina dhe Sejdo Bajramoviqi po na i “vjedhin”të tjerët. Edhe Akademia Maqedone e Shkencave dhe Arteve, nën presionin e krizës identitare etnike dhe shtetërore, para disa vitesh doli me falsifikime ordinere që u përngjanin këtyre të CANU dhe atyre të SANU për shqiptarët. Dallimet dhe qendrimet kanë filluar të zbuten vetëm pas ardhjes së Vlado Kambovskit në krye të këtij institucioni, me çka u krijua një atmosferë konstruktive e bashkëpunimit me akademitë shqiptare.

3. Brano Mandiq – shtëpiaku i tmerruar: Shqip pa vështirësi
Kolumnistit të së përditshmes “Vijesti”, Brano Mandiq, akti i dhunës ndaj një shkodrani turist, në një lokal të Budvës verën që shkoi, si gjest qyqar i maltretimit të mysafirit nga e vetmja arsye se ishte shqiptar, i shërbei që publikisht dhe me guxim të shfaqi një të vërtetë e cila të gjithë ne duhet të na brengosë: “Shqiptarët në Mal të Zi, ndoshta nuk janë qytetarë të rendit të dytë, por qytetarë në plan të dytë – gjithësesi. Ky plan kryesisht shprehet në komuna ku janë shumicë. Pse është ashtu, kush është fajtor, është bisedë e gjatë… nuk e kam ndërmend tu lavdërohem miqëve të mi shqiptar. Nuk kam lidhje as njohuri mbi kulturën shqiptare …(Brano Mandic, Vijesti, 23.08.2015). Qëllimi im nuk është as të minimizoj as të zbusë misionin djallëzor të CANU. Fakti se me rastin e këtij skandali në Fjalor kanë reaguar edhe parlamentarët e Kuvendit të Malit të Zi (z. N. Gjeloshaj – duke u kërcënuar se do të bojkotojë punimet e e Kuvendit, si dhe të z. G.Nimani, kryetar i KNSH-së), disa intelektualë – si dhe antarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Ledi Shamku…gjërat nuk janë as naïve dhe as pa të keq. Bashkëjetesa me strukturat të cilat e mohojnë autoktoninë shqiptare, veçoritë e gjuhës, historisë dhe kulturës, nuk është as e lehtë as e mundur. Misionet e lavjerësve të ndyshëm të institucioneve serbe, të ngopura me urrejtje ndaj komuniteteve të caktuara etnike, do të duhej të ishin brengë e institucioneve shtetërore, ligjit dhe kushtetutës së atij shteti. Zyrtarët e strukturave lokale të subjekteve politike apo asociacioneve tjera do të duhej të kursehen nga përmbajtje të ngjashme retrograde, qofshin prodhim i akademive malazijase, serbe apo maqedone.

Brano Mandiq, edhepse jashtë kontekstit mbi Fjalorin, e ka thënë një të vërtetë të madhe të cilën as nuk është mirë as e mundur ta anashkalohet. Mendoj se t’i imponohet dikuj statusi i qytetarit të rendit të dytë, ose të shtyhet në planin e dytë, të detyrohet që të pajtohet me atë status dhe të pranojë trajtim të atillë, nuk është në asnjë mënyrë pozitë e pranueshme. Mirëpo, e tëra nuk bie mbi ingerencat e CANU. Andaj, besoj se është koha e fundit që politika zyrtare më seriozisht të mirret me rrethanat objektive dhe subjektive që shpien në këtë gjendje. Vendimi që të bojkotohet puna e kuvendit për shkak të përmbajtjeve në Fjalor, është mekanizëm legjitim i presionit politik mbi strukturat e caktuara që përmbajtjet fyese nga Fjalori i godasin. Mirëpo, edhe poqese eventualisht kjo ndodhë (për çka nuk besoj), pozita e komunitetit etnik në Mal të Zi nuk do të përmirësohet. Përfaqësimi në administratë dhe në procesin e punësimit në harmoni me strukturën e popullatës, rregullimi i ligjit mbi përdorimin e simboleve kombëtare, planet dhe programet shkollore, statusi i premtuar, por i pa realizuar i komunës së Malësisë, qasja dhe kontrolli i të mirave nga deti, investime në minifabrika apo reparte për përpunimin e e prodhimeve bujqësore etj., janë vetëm disa nga treguesit që bëjnë pjesë në kategoritë e matëshme të statusit të shqiptarëve autokton në shtetin e posaformuar të Malit të Zi. A nuk është e gjithë kjo më lehtë të arrihet sesa të dekodohet struktura mentale e personave dhe institucioneve – siç është CANU, e ushqyer me mite dhe teori primordiale për origjinën e vetë? “NE”nuk jemi as që ka kush që na detyron të jemi “ATA”, mirëpo, ndërmjet jetesës së përbashkët dhe jetës pranë njëri tjetrit, jemi të detyruar të zgjedhim.