Pse, dhe ku e marrin guximin të na fyejnë ballkanasit?

fjalori canuShikuar historikisht populli shqiptar asnjëher nuk ka vendosur për veten e tijë si komb. Për shqiptarët kanë vendosur të tjerët dhe ato i kanë miratuar ato vendime dhe për to ne kemi fajësuar Europën, Kongresin e Berlinit (1878), Kongresin e Ambasadorëve në Londër (1913), Konferencen e Versajës (1918 – 1920).

Por sot nuk mund të fajësojnmë historinë dhe Europën për diskriminimet, ofendimet dhe padrejtësit që në vazhdimsi ju bëhen shqiptarëve në trojet e tyre etnike jashtë kufive të shtetit amë. Rënja e komunizmit dhe shpërberja e Federatës Jugosllave, hapi një horizont më të favorshëm dhe shpresdhënës për gjeopolitikën shqiptare. Ndërtimi dhe ruajtja realiste e miqësisë dhe aliancave me shtetet që kanë interese të përbashkëta me ato të kombit tonë, është dhe duhet të jetë një mundësi e mirë për progresin dhe realizimin e kauzës sonë kombëtare. Si rezulltat i kësaj, lufta jonë e drejtë në fundëshekullin e kaluar, përfundoj me çlirimin e Kosovës. Kjo arritje me rëndësi të veçant hapi edhe rrugën në përpjekjet e popullit shqiptar për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në trevat e veta etnike.

Kjo pozitë ndërkombëtare e favorshme për çeshtjen shqiptare, nuk u shfrytëzua në vazhdimsi nga klasat politike menaxhuese mbarë shqiptare për të përfituar nga mundësitë e dhëna. Klanet politike – ekonomike e neglizhuan përgjegjësin që ju ngarkonte kjo periudhë historike. Këto klasa politike me veprimet e tyre e kanë zhveshur popullin nga vlerat e kulturës dhe traditës kombëtare, pjesë e së cilës është edhe besimi tek Zoti. Kjo klasë politike e ka shkëputur popullin shqiptar nga fryma dhe mësimet e periudhës se rilindjes, e ka larguar nga të kuptuarit e mesazhëve të historisë për problemin kombëtar shqiptar. Këto veprime destruktive të politikëbërësve shqiptar,në raportë me institucionet e shtetit, marrëveshjet dhe programet politike egzistuese, e gjejmë pamundësinë e konsolidimit dhe stabilizimit politik e social te shtetit Shqiptar të gjymtuar, të Kosovës, dhe te të gjithë shqiptarët jasht kufive të shtetit amë.

Sot kur një pjesë e popullit shqiptar feston njëqind e ca vjetorin e pavarsisë, kur në rradhët e tijë egzistojnë dy Akademi shkencash, shqiptarët në tokat e coptuara padrejtësisht, edhe pse janë popull autokton në trojet e tyre shekullore ato vazhdimisht ofendohet, përbuzen, diskriminohen. Populli shqiptar është komb i vjetër Europian, që ka një identitet kulturor perendimor dhe lindor, dhe këtu parashtrohet pyetja “ pse, dhe ku e marrin guximin të na fyejnë Ballkanasit”. Më tepër se asnjëherë më parë, kombi shqiptar sot ka nevojë për mendimin e argumentuar shkencor të njerëzve më të ditur, më të pergaditur profesionalisht, ta thonë mendimin e tyre në lidhje me çështjet madhore të cilat i preukupojnë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në të gjitha trojet ku frymon etnia shqiptare.

Në këtë drejtim është më se e nevojshme që të hapet diskutim i gjërë, për rolin që duhet ta luaj Akademia e Shkencave të Shqipërisë, për ngritjen, reformimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Pse heshti dhe nuk e tha fjalën e sajë kjo Akademi kur në momentin historik të krijimit të Republikës se Kosovës, ku ajo mbeti me një flamur që nuk e shpreh identitetin kombëtar të shqiptarëve te Kosovës dhe të perpjekjeve shekullore për çlirim dhe pavarësi kombëtare, me një himn shtetëror pa tekst, që nuk e përfaqëson denjësisht këtë shtet përpara botes, me një territor të padefinuar sakt dhe të kërcënuar padrejtësisht nga fqinjët sërb, malazez dhe maqedonas me një qeveri të papërgjegjshme e cila përmes metodave klasike e varfëron përditë popullin e sajë dhe ngrit e pasuron klane mafioze, derisa këto veprime i detyrojnë shqiptarët vendës të Kosovës të shperngulen në një masë shumë më të madhe, se në kohën e rregjimit sërb.

Pse të mos e thotë fjalën e vet Akademia e Shkencave e Shqipërisë edhe për gjendjen e mjerueshme aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ne Mal të Zi, në Çamëri, në Maqedoni, kur shqiptarëve u rrezikohet qenia e tyre kombëtare, gjuha, territori, e sotmja dhe e ardhmja?

Pse të mos kërkohen sqarime nga kjo Akademi, se, cila është dobia e pranimit të bashkpunimit pa kushte me Akademin e Shkencave dhe arteve të Serbisë, kur ajo ende nuk është distancuar nga politika Sërbe e rregjimit të Milosheviqit, dhe ende nuk ka kërkuar falje për gjenocidin Sërb në Kosovë sidomos gjatë luftës së fundit?

Pse të mos kërkohet sqarime nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për bashkëpunimin pa kushtë me Akademin Maqedonase të Shkencave, e cila vazhdimisht ka projektuar strategji dhe ka përgaditur plane afatgjate kundër shqiptarëve autokton në Maqedoni? Kjo Akademi Maqedonase e ka përgaditur dhe publikuar botërishtë “Enciklopedinë” më antishqiptare të publikuar deri më sot, me teza joshkencore, përtej synimeve poshtëruese mbi shqiptarët, edhe se Akademia Sërbe e Shkencave dhe arteve! Akademia Maqedonase e ka pranuar për anëtar të saj të jashtëm edhe prof. dr. Rexhep Meidanin, në shenjë nderimi dhe përmbushje të detyrimeve të saj ndaj marrëveshjes për bashkëpunim. Pala maqedonase as këtë veprim nuk e ka bërë pa strategji. Të ketë në radhët e saj, jo vetëm një akademik shqiptar, por edhe një ish President të Shqipërisë. Kjo do ti shërbej në arenën nderkombëtare, për tezat anti shkencore të akademikëve maqedonas ndaj shqiptarëve.

Dhe në fund pse të mos reagoj, dhe të thot fjalën e vet Akademia e Shkencave së Shqipërisë, por pse mos edhe ajo e Kosovës, në lidhje me publikimin e fjalorit malazez nga ASHMZ (Canu), ku shqiptarët edhe pse janë popull autokton në trojet e tyre shekullore, definohet si popull “ arrdhacak dhe pushtues, me një gjuhë që nuk i përket identitetit shqiptar, si popull i egër dhe agresor”. Ska dyshim se këto qëndrime të ASHMZ (Canu) nuk janë të rastit, por janë mirë të programuara nga strukturat shtetërore malazeze shoviniste që kanë për qellim të falsifikojnë historinë dhe të ndryshojnë identitetin kombëtar te shqiptarëve ne Mal të Zi. Shpresoj se këto tendenca shoviniste do të jenë një mësim i mirë për përfaqsuesit e partive politike shqiptare dhe për ato shqipëfolës që gjinden në strukturat më të larta të partive të ashtuquajtura qytetare që të ndërpresin veprimin dhe politikën e deritanishme që me qendrimet e tyre të pamatura dhe servile të përkrahin pa rezervë qeverin malazeze, e cila i shfrytëzon shqiptarët për të ndërtuar fatin e tyre gjithnji në fatkeqësi të popullit shqiptarë.

Jam i mendimit se Akademive shqiptare duhet tu rriten kompetencat, tu shtohet buxheti për kërkime shkencore, tu garantohet autonomi e plotë në korniza kushtetuese dhe ligjore, të zhvillohet debat i vazhdueshëm në nivel akademik për punën dhe strategjinë afatgjatë të tyre, pa u ndikuar në asnjë rast nga organet e pushtetit, sidomos nga politika ditore. Sot kombi shqiptar ka më tepër se kurrë nevojë për fjalën e akademisë dhe akademikëve shqiptar, të cilët duhet të jenë pararojë e zhvillimeve të përgjithsme të shoqërisë shqiptare, të katandisur nga politika aktuale, e frymëzuar dhe financuar nga qendrat më antishqiptare ne botë.

QANI OSMANI
( Autori është anëtarë i Keshilit kombëtar shqiptar në Mal të Zi)