Shfaqja e dramës “Kandili i argjandit” në QKI “Malësia” në Tuz

Kandili i ArgjanditNë Kuadër të Verës kulturore në Podgoricë dhe në organizimin e QKI “Malësia” në Tuz, kemi kënaqësi të ju njoftojmë dhe të ju ftojmë të merrni pjesë në shfaqjen e dramës “Kandili i argjandit” e shfaqur nga Teatri Migjeni nga Shkodra, e cila do të mbahet të enjten më 23. 06. 2016 me fillim në ora 21:15 min. në lokalet e qëndrës së këtushme.

Të shtojmë se drama në fjalë është e shkruar nga i madhi poet Martin Camaj e në regjinë e Fatbardh Smaja, ndërsa konsulent artistik është Stefan Çapaliku.

Interpretojnë: Nëna- Rita GjekaLeka- Jozef ShirokaBesa- Merita SmajaSkrimtari- Agron DizdariDara- Eliona ShkreliPrendi- Enver HyseniNjeriu i huaj- Nikolin Ferketa dheKatundari- Simon Shkreli

“Kandili i argjandit” është një dramë social-politike që mund të vetëkuptohet arsyeja pse i ka munguar lexuesit dhe spektatorit gjatë periudhës së diktatorit, por nuk mund të justifikohet tërësisht arsyeja e mungesës së saj në skenë për dy dekada. Mekëtë rast ju lutemi që përmes ekranit apo portalit tuaj ta njoftoni opinionin e gjërë për kkëtë aktivitet kulturor.

QKI “Malësia”- Tuz

Kandili i Argjandit