Të pa kënaqur me veprimin e Ministrisë së Arsimit

Ksheve 03Nga Anton Nikaj, Tuz

Që nga fillimi i reagimeve tona e deri tek tani jemi munduar në mënyre sa më korrekte të shfaqim problemin që nuk duhet të ndodh në jetën e përditshme. Pothuajse, edhe pse jemi duke u bashkangjitur fuqive të mëdha kjo nuk po ka ndonjë efekt pozitiv ndaj të ardhmes sonë.

Duke parë se organet kompetente nuk po reagojnë në asnjë mënyrë pozitive, ne vendosëm dhe morëm inicijativën tonë me shkrim e cila u dorëzua ne KU të Tuzit si dhe në ministrinë e arsimit në Podgoricë.
Kërkuam renovimin e paraleles së shpërndarë nga shkolla amzë  “29 Nëntori” që ndodhet në fshatin e Kshevës që nuk i plotëson as kushtet minimale për të ndjekur procesin edukativo-arsimor.

Nga KU e Tuzit morëm përgjigjen me shkrim se në plan programet e sajë financiare do ta marrin parasysh dhe do ti përkushtojnë rëndësi kërkesës tonë, mirëpo ende asnjë hap konkret.
Gjithashtu edhe nga Ministria përkatëse, vizituam objektin ekzistues për tu njoftuar edhe më gjërësisht me problemin që duhet ndërmarrë. Në shkresën e ministrisë është  cekur se sipas drejtoreshës së shkollës janë të nevojshme 3.500€ për ta sjellë në shkollën në gjendje luksoze.
Sa është reale kjo?

Mirëpo, gjithashtu me marrëveshjen e fshatarëve ne vendosëm përsëri të bëjmë kthesën tonë të pakënaqur sepse ishim në pritje se do të merren hapat e duhur. Ne  si kusht kërkuam që brenda përfundimit të këtij vitit shkollor të fitojmë përgjigjen adekuate në ketë drejtim. Kaloi një kohë më shumë se çka është e paraparë me ligj ,më shumë se 4-ter muaj që presim përgjigjen  nga ministria e arsmit.
Kësaj herë doti drejtohemi kryeministrit të Malit te Zi. Nëse Qeveria e Malit të Zi deklaron  se pakicat në Mal të Zi  i kanë të gjitha drejtat, atëherë ne do të presim që qeveria ta zgjedhin këtë problem. Shpresojmë se kërkesa jonë këtë herë do të merret parasysh në mënyrë që ky problem të zgjidhet dhe që vogëlushët në atë shkollë të edukohen në kushte normale.

nikaj 01 Nikaj 02 Nikaj 03

Ksheve 03 Ksheve 04