Brenda pajës së nuses është paja e shpirtit të Shtjefën Ivezajt

zef_pergega24Shkruan: Zef Pergega

Nga portalin e afirmuar “Malesia. org”. opinion i gjere i shqiptareve ne te gjitha trevat, e sidomos atij qe jeton ne Shtetet e Bashkura te Amerikes ,me nje zanafille 500 vjecare, mori njoftimin e nje organizimi te papare ne Malesi te Madhe, por edhe i harruar ne shtetin ame shqiptar per me shume se 40 vjet. Nje njeri me shpirt te gjere, me pregatitje profesionale e mbi te gjithe me nje shpirt me paje te arte ne kulturen shqiptare, Shtjefen Ivezaj organizoi ne grigjen e tij te bekuar atdhetarisht ekspoziten “Paja e Nuses” në Malësi të Madhe.

. Pronari i Muzeut Etnografik, Shtjefën Ivezaj, sqaroi se këto veshje dhe mjete të tjera të pajës së nuses i ka koleksionuar që nga viti 1966 dhe se si të tilla nuk mund të shihen askund tjetër. Nuk ishin pak por rreth 130 ekzeplare nga arka e nuseve malesore qe panë dritën e diellit ne oborrin gati mistik te shtëpisë se Shtjefen Ivezjat. Gojtanat, rrugezimet me fije te argjenda, perparset, xhubletat, shamitë e kokës me nje kolor yjesh kishin zbritur ne vallen e dritave mes errësirës se njerëzve qe tashme ia kane hedhur humbneres se harrës. Ndonese këto veshje i ruajnë ende malesoret, ekzemparet e tyre u shpalosen sic vala e detit percjelle valën, per ti sjelle lajmin e mire bregut.

Ku e ka Shtjefen Ivezaj kete force madhore te shpirtit?! Ne vitet e plakjes apo ne shkëlqimin e thinjave?! Ai ka vitalitetin e dheut dhe te gurit te Malesise qe ne histori e ne ditët tona na tregon se kush ishim , kush jemi dhe te tille do te mbesim edhe pse njerëzimi tani eshte lidhur per zingjire te modernes sic lidhen qentë e terbur nga era e hijenave.

E kam vizituar ne pak minuta Muzeun Etnografi te Malesise qe eshte krejtësisht dhe plotësisht ne shtetipe e Shtjefen Ivezajt. Kane shkruar, por sado faktet ti shtryshin si limoni, pesreri gurra e shpirtit te tij sjell gjithmonë shkulma te rinje qe kush e freskon ballin i celen sytë per te pare dhe per tu orjetuar nga rrënjët e trungut qe te mos thahen. Keshtu mendon , vepron dhe ushqehet shqiprti i Shtjefen Ivezajt me lëngun nen lekure te pemës qe nuk thahet te kulturës kombetare. Ishin pak, mendon Shtjefni ne kete ekspozite. Jo nuk janë pak yjet e dritës dhe rrezet e diellit tek e vizituan te paret kete ekspozite, ndërsa njerëzit lëri te mllaqiten ne grazhdin e tyre te interesit dhe politikanet te kërkojnë votat nen petat e trasha te pastërmasë dhe rakisë se rrushit.

Vertete xhubleta dhe elementet e tjerë te kësaj veshje nuk janë me afër votrave te zjarrit ne mbremje, ne oden e bukës ku thuhen rruzaret, ditën e diel ne kishe, ne lëndina e ne pyje…me kete veshje nuk mbidhen me vashat malesore te mbushin buljerat ne krojet e krahinës dhe tu hedhin nga nje sy te vrenger me nje therje ne tel te zemres, sokolave te Malësisë qe me madhështinë, krenarinë e humorin e tyre i gjethonin fllenxat ne kujtime te embela.

Kete veshje nuk e veshim me trimat, te cilët i ngjeshnin armët ne logun e burrave ti dilnin zot atdheut. Tani gjaku i tyre fle nen dhe, po dheu eshte zjarr me gjakun e tyre. Ashtu sic nuk fle gjaku nder deje te Shtjefen Ivezajt. Se ai e ka zgjuar dhe ne pune mendjen dhe shpirtin. Ai tregon se forcat nuk e kane braktisur. Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur ai sjelle para syve kujtesën dhe traditen e kombit te vet. Ky soi po shuhet?. Ai nuk e ben kete per lavdi te vet, por per vëmendje te brezave, qe politika po u thane lozen e lules se dijes, duke mbjelle injorance, nënshtrim, poshtërim dhe si gjuhe qeni e ka te lidhur kollaret pas karrikes se interesit. Shtjefen Ivezaj tregon se 10 mije te rinje te shkolluar ne universitete qe prindërit e tyre i kane veshur këto kostume kombetare, e duan jetën, punën, traditën e mbi te gjitha duan ti shpalosin vlerat e veta ne token e tyre, duke mos i mbajtur me sytë drejt hapave te djegur te mërgimit.

A ka njerez qe e pengojnë ne punën e misionin e tij Shtjefen Ivezaj?! Kjo nuk do mend! Tani janë shume qe nuk duan qe trashëgimia jone te jete ajo qe lartësuan deri ne ideal burrat e Malësisë te Ded Gjo Lulit! Se shurja e nje kombi nuk vjen si nje termet qe te ze branda, por duke te fshire kujtesën kombetare. Mandej vjen fshirja e historisë, haresa e gjuhës dhe kombit mund te ia numërosh thumbat e ndryshkur ne patkonjt nga dielli.

U dhuruan 150 mije dollarë per shtëpinë mortore, po c’fare janë gjysma e tyre per te mbajtur te gjalle nje shtëpi qe jep jete?!

Neper sokakët e sakrificave dëgjon deri vone hapat e bute te Shjefen Ivezajt dhe tokamaku e rende te shkeljes se verave ne Malësi. Rini shpirtplote nderoje kete njeri!

Detroit 25 gusht 2016