Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, përfaqësues të shoqatave të diasporës nga trojet shqiptare në Mal të Zi që zhvillojnë aktivitetin e tyre në SHBA dhe vende tjera, patën rastin të njihen nga afër me materialet informuese mbi dy nismat më të fundit të Qeverisë Shqiptare: Samiti i Parë i Diasporës në Tiranë (18-20 nëntor 2016) dhe Aplikacioni E-Konsullata (në ndihmë të shtetasve shqiptar, kudo që ndodhen nëpër botë, përmes shërbimeve dhe njoftimeve të ndryshme).
Ambasadori, z. Ernal Filo bëri një panoramë mbi qëllimin dhe pritshmëritë e këtij aktiviteti që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Të pranishmit u informuan mbi kontributin që ata mund të japin në kuadër të këtij samiti në drejtim të adresimit të problematikave me të cilat ndeshen shqiptarët kudo në botë. /MALESIA.ORG/