Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar kredencialet të ambasadorit të Malit të Zi, Ferhat Dinosha.
Deri tash Podgorica kishte refuzuar dërgimin e një ambasadori në Kosovë, derisa kishte marrë premtimin se malazezët do të shtohen në Kushtetutën e Kosovës.
“Marrëdhëniet me Malin e Zi janë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha, u shpreh se do të “punojmë të thellojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve” dhe të promovojmë “paqen, stabilitetin, bashkëpunimin, fqinjësinë e mirë dhe integrimin në NATO e BE për tërë rajonin”.
Thaçi i shprehu përkrahjen e tij ambasadorit Dinosha për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në të gjithë sektorët.
Ai ka shprehur kënaqësinë që Mali i Zi ka ngritur përfaqësimin në nivel ambasadori në Kosovë.
Ferhat Dinosha është ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë. Deri me tani Mali i Zi kishte të ngarkuarin me punë, Radovan Miljanic.
Dinosha ishte Ambasador i Malit të Zi edhe në Shqipëri. /MALESIA.ORG/