Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi

kshz-jaKomisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në këtë vend më 16 tetor.

Sipas këtyre rezultateve, DPS ka fituar 36 mandate, Fronti Demokratik 18, Koalicioni “Kljuc” 9, Demokratët 8, ndërsa Partia Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake nga 2 mandate. Koalicioni “Shqiptarët e vendosur” (Forca-UDSH-ASH) ka fituar një mandat, aq sa edhe Iniciativa Qytetare Kroate.

Për vendimin e shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë votuar 15 anëtarë të KSHZ-së, prej 28 aq sa numëron ky organ.

Përfaqësuesit e opozitës në prag të votimit braktisën seancën.

Përveç 13 anëtarëve të KSHZ-së nga koalicioni aktual qeverisës, për shpalljen e rezultateve përfundimtare votoi edhe anëtari i KSHZ-së i Qendrës për monitorim dhe hulumtim Vlado Dedovic dhe përfaqësuesja e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Bafta Mavriq.

Bartësi i listës së LDSH-së Nikollë Camaj, siç raporton RTCG-ja, ka thënë se Mavriq ka votuar kundër qëndrimit të listës së tij. Ndërkaq, ende nuk është e qartë se si ndodhi ky veprim.

Është interesant fakti se për shpalljen e rezultateve përfundimtare votoi edhe përfaqësuesi i Koalicionit Shqiptar “Me një qëllim” (PD-IQ-LDMZ-Perpektiva), koalicion ky i cili kishte dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve në disa vende të votimit në Ulqin dhe Malësi.

Rezultatet përfundimtare:

1. Shqiptarët të Vëndosur (Forca-UDSH-ASH) – 4.854 vota, 1,27 % ( 1 mandat)
2. SDP- Ranko Krivokapic – 20.011 vota, 5,23 % (4 mandata)
3. Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” (PD-IQ-LDMZ-Perspektiva) – 3.394 vota, 0,89 %
4. Alternativa Crna Gora – 878 vota, 0,23 %
5. Pozitivna Crna Gora – Darko Pajovic – 5.062 vota, 1,32 %
6. DPS – Milo Djukanović 158.490 vota, 41,41 % (36 mandate)
7. Iniciativa Kroate – 1.802 vota, 0,47 % (1 mandat)
8. Demokrate – 38.327 vota, 10,01 % (8 mandata)
9. Koalicioni Kljuc 42.295 vota, 11,05 % (9 mandata)
10. Srpska stranka 1.201 vota 0,31 %
11. Stranka penzionera, invalida i socijalne pravde Crne Gore 672 vota 0,18 %
12. Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve – 1.542 vota 0,40 %
13. Demokratski front 77.784 vota, 20,32 % (18 mandata)
14. Bošnjačka stranka – Rafet Husović 12.089 vota, 3,16 % (2 mandata)
16. Socijaldemokrate Crne Gore – 12.472 vota , 3,26 % (2 mandata
)
17. Stranka srpskih radikala 693 vota 0,18 %.