Këto ditë do të vazhdojnë negociatat për formimin e pushtetit lokal në Tuz.
Sipas paralajmërimeve, pushteti do të përbëhet nga DPS-ja me 14 mandate, Partia boshnjake me 3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 2 dhe Socialdemokratët me 1 mandat.
Kjo përbërje do të ketë 20 nga 32 mandate të Kuvendit të komunës së Tuzit, Komunë në kuadër të Kryeqytetit.
Siç shkruan portali Ul-info, funksionin e kryetarit të Kuvendit do ta kryej kryetari i deritashëm, funksionari i UDSH-së Fadil Kajoshaj. /MALESIA.ORG/
