Të premten, më 23 shkurt 2018, me fillim në ora 19, në Qendrën kulturo-informative “Malësia”, në Tuz, do të jepet shfaqja “Dhembja mund dhembjen”e grupit teatral nga Prishtina.
Bazuar në përmbledhje poezish nga: Bahri Fazliu, Asdreni, Azem Shkreli dhe Avdi Gërvalla.
Aktor: Avdi Gërvalla
Skena dhe kostumet: Jeta Duli
Mjeshtër ndruçimi: Sherif Sherifi dhe Mursel Bekteshi
Përgjegjës skene:Aziz Maloku
Rekuiziter: Xhemail Gllavica
Shfaqja (monodrama) “Dhembja mund dhembjen” është një shfaqje mjuzikëll, ku gërshetohet modernja dhe tradicionalja që bartet tek publiku permes instrumentave muzikore, këngës, poezisë dhe monologëve.
Tema e shfaqjes ka të bëjë me jetën e një djaloshi që nga fëmijëria e deri te mosha e pjekurisë, djalë me virtyte të larta i përkushtuar ndaj familjes dhe shoqërisë.
Jetën e filloi nënjë fshat malor , në fillim si i ri ishte bari i deleve, e nga bariu arrin të bëhet një artist i kompletuar.
Nga sinqeriteti që ka çdoherë has në probleme , mendon gjithë njerëzit janë të sinqertësikur që është ky. Edhe në dashuri i lindin probleme, vajza e ëndrrave që ishte i dashuruar në të e zhgënjen.
Edhe tek shoqëria duke i parë që ata janë të pa sinqertë dhe të mbushur me interes vendos të qëndroj indiferent pothuajse i vetmuar.
Lëndim i madh në personazhin ishte kur i vdes shoku i fëmijërisë i vetmi që ishte shok pa interes.
Dhe në fund i mallkon ata që gënjejnë që tradhtojnë, që vrasin, që shkatërrojnë shpirtin njerëzor, afrohet te varri i shokut këndon njëkëngë me lahut dhe vdes te varri i shokut.
Me respekt,
Samir Beqaj, – QKI “Malësia” Tuz