Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut edhe tek shqiptarët në trojet e veta në Mal të Zi (VIDEO)

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut me një sërë aktivitetesh po shënohet edhe tek shqiptarët në trojet e veta në Mal të Zi.

Që në fillim të këtij viti në kalanë e lashtë të Ulqinit u mbajte një performancë e veçantë dhe shumë e bukur kushtuar heroizmave të Skënderbeut, pasqyruar në bedenat e kalasë. Ndërkaq disa shoqata dhe fondacione dhënë nismën për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në ndonjë shesh të Ulqinit, raporton Zëri i Amerikës.