Me kolegët deputetë të Komisionit për Administratë Lokale dhe Media, po i kalojmë disa ditë në Mal të Zi. Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çashtjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni.Që kanë probleme, e kemi dijtë gjithmonë. Por pakkush është në dijeni se janë kaq të theksueme, posaçërisht shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje. Mësuem se duhet me e shtye çështjen e pikës kufitare dhe rrugës që e lidhë Malësinë me Deçanin.
Poashtu u njoftuem me një projekt ide që kish me e lidhë masivin e Bjeshkëve të Nemuna në tri shtetet, që kish me i ngjallë Rugovën, Malësinë, Thethin e Valbonën, në një resort fenomenal turistik të përbashkët. Duhet shty të tri qeveritë shuuuuumë për vullnet e realizim të këtij projekti.
Sot u diskutie edhe Ligji për RTK-në nga pikëvështrimi i drejtoreshës së RTCG (Radio Televizioni i Malit të Zi) edhe hapësira që iu jepet shqiptarëve në televizionin e këtushëm publik.
Falënderim të veçantë të gjithë njerëzve të mirë që na pritën aq mirë në Plavë, Guci e Tuz, dhe Ambasadorit Skender Durmishi, që na mirëpriti gjatë këtij udhëtimi (foto në Ambasadë) .
Mbas kësaj, pritet që Ligji për Prishtinën me u procedue tutje, bashkë me Ligjin për RTK-në, edhe shumë, shumë punë e vullnet për realizimin e rrugës Plavë-Deçan.