Anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, shprehën për Malesia.org (VIDEO)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media qëndruan në Tuz të mërkurën, më 27 shkurt. Para vizitës në Tuz, ata gjithashtu vizituan komunat e Plavës dhe të Gucisë.

Kryetari i këtij Komisioni Nait Hasani tha se do të kërkohet angazhim i Qeverisë malazeze për fillimin e punës në rrugën nga Plava deri në Deçan, si dhe tha se do të ngritin çështjet të cilat do të ju dalin në ndihmë shqiptarëve në Mal të Zi.

Rasim Selmanaj tha se vizita e tyre në Plavë, Guci dhe në Tuz ka për qëllim që të njoftohen me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në këto troje.

“Fatkeqësisht politika e Kosovës edhe e Shqipërisë është – fjalë shumë e rezultate pak, posaçërisht kur ka të bëjë me shqiptarët të cilët jetojnë jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë. Është premtuar shumë, nuk është realizuar asgjë. Gjatë vizitës kuptova shumë gjëra të cilat nuk i kisha ditë për çështjet e shqiptarëve në MZ”, tha deputeti Fisnik Ismaili.

Deputeti Milaim Zeka u shprehë se duhet të krijohen kushte që studentët shqiptarë nga Mali i Zi të pranohen në Universitet e Shqipërisë dhe të Kosovës pa asnjë kusht.

Ndërsa Albert Kinolli, deputet nga Partia Rome tha se do të ishte i gëzuar sikurse komuniteti shqiptar në Mal të Zi do të kishte së paku 50 për qind e të drejtave që ata gëzojnë në Kosovë.

Arban Abrashi tha se do të kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të bëjnë presion tek Qeveria e Malit të Zi që edhe ajo ti kryej obligime e veta në projektin e rrugës Plavë-Deçan.

Rreth vizitës së tyre, ata për portalin Malesia.org u shprehën: