Për ASH, kryetari i komunës jolegjitim?

D E K L A R A T Ë

Të nderuar qytetarë,

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjerë, për një rast të parpecedentë që sot ndodhi nga shumica parlamentare në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Kandidati për kryetar të komunës së Tuzit, Abedin Axhoviq, sot nuk ka fituar votat e nevojshme për t’u zgjedhur në funksionin e kryetarit, sepse pro votuan vetëm 16 këshilltarë, kurse 2 votuan kundër, nga 18 këshilltarët e pranishëm!
Gjithçka ka ndodhur mbas votimit, NUK është legjitime dhe është në kundërshtim me ligjin mbi qeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës së Tuzit.

Pra, sot Parlamenti lokal nuk ka zgjedhur kryetarin, sepse nuk është e lejueshme me ligj që votimi të përsëritet, çka sot ka ndodhur!
Kutija e votimit është hapur,dhe më pas rezultati është i qartë, se Z.Axhoviq nuk ka fituar votat e mjaftueshme për tu zgjedhur kryetar.
Duhet t’a dijnë zotërinjët në fjalë, si dhe opinioni i gjerë që Kanditati i njëjtë, i cili nuk ka fituar shumicën, NUK ka të drejtë ligjore që të kandidohet për një periudhë kohore të caktuar.

Ne si subjekt, presim që të reagojnë organet kopetente, për të mbrojtur ligjin dhe statutin e komunës nga persona të papërgjegjshëm.

Pavarsisht, ASH këtë rast do t’a procesoj organeve kopetente dhe do të kërkojmë informacione shtesë për këtë akt të paligjshëm dhe pa precednetë të këshilltarëve prezent në krye me kryetarin e Parlamentit.

Me respekt,
Alternativa Shqiptare