U perkujtua sot Besëlidhja e Lezhës e vitit 1444, ku Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Skenderbeu, bashkoi prijësat shqiptarë në luftë kundër pushtuesve osmanë.
Në ceremonitë e rastit mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, i cili u shpreh se Besëlidhja e Lezhës la pas, si trashëgimi dhe amanet, bashkimin në interes të kombit.
Viiti 2018 është shpallur nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës si Viti i Skendërbeut.