ASH: Zgjedhja e kryetarit të komunës së Tuzit ishte jo-legjitime

Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare, në konferencë për media tha se zgjedhja e Abedin Axhoviq në krye të Tuzit ishte në kundërshtim me statutin e komunës së Tuzit, prandaj ajo duhet të përsëritet.
Axhoviq në votimin e parë mori 16 vota pro dhe gabimisht u shpall për kryetar, pasi për shumicë duhen 17 vota.

Në përsëritjen e zgjedhjes ai fitoi 17 vota dhe u shpall si kryetar, por mbesin paqartësi nëse rizgjedhja është në kundërshtim apo jo me nenin 84 të statutit komunës.