Kuvendi i Komunes së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqyteti, në seancën e djeshme miratoi buxhetin e komunës për këtë vit në vlerë prej 2.400.800.00 euro.
Në rend të dites ishin edhe: Propozim-Vendimi mbi kompensimin e këshilltarëve në Kuvendin e komunës në kuadër të Kryeqytetit; Propozim-Vendimi mbi të ardhurat e funksionarëve lokal dhe personave që emëron Kuvendi i komunës;Propozim-Vendimi mbi të ardhurat e zyrtarëve dhe nëpunësve lokal të komunës; Projekt-Vendimi, mbi kriteret,mënyrën dhe procedurën e shpërndarjes së mjeteve organizatave joqeveritare; Projekt-Vendimi mbi financimin e sportit dhe Projekt-Vendimi mbi të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve.
Lidhur me buxhetin e Komunës pati mjaft diskutime dhe vëretje si në mënyren e shperndarjes së buxhetit, si në çmimin e punimeve të cilat i kryen sipërmarrja “Putevi”.
Nga ASH, pati një amandament të cilën e përkrahi edhe LDSH dhe Demokratët e që ka të bëj me ndarjen e mjeteve për sanimin e Shhtëpisë së Kulturës në Sukruq, mirpo ky amandament nuk kaloi nga shumica parlamentare.
Këshilltari i ASH-së Nik Gjeloshaj bëri vërejtje sepse me buxhet nuk janë paraparë mjete për zgjedhjet e nëntorit në komunë të Tuzit, kurse Albian Sinishtaj nga e njëjta parti tha se në buxhet flitet vetem për asfaltime e jo për gjera që janë më të rëndësishme, duke fajësuar partinë në pushtet dhe Podgoricën.
Ky konstatim shkaktoi polemik midis këshilltarit të LDSH-së Vasel Berishaj, meçrast Berishaj e pyeti ASH-në, deri kur doni të luani rolin e opozitës në Tuz, kurse jeni të kyçur në të gjitha strukturat e pushtetit.
Ivan Ivanaj nga LDSH, në debatin për buxhetin u ndalua te fakti se zonat malore janë të lana pas dore, kurse ka lokalitete ku janë të parapara zero euro, siç është Koja dhe Gruda, e shumë pak për Hot dhe Triesh.
Kurse Albina Dreshaj nga e njëjta parti i pyeti se çka mund të arrihet me 30 mijë eurat e parapara për ndertimin e ujësjellesit në zonat malore.
Shtjefen Camaj nga radhet e Demokratëve tha se ky buxhet është një përshkrim i projekteve të planifikuara e të pa realizuara.
Me këtë reagoi Nikollë Gegaj keshilltari i PDS-së, i cili glorifikoi investimet në Malësi duke veçuar investimet në rrugën e Trieshit.
Në këto pohime reagojnë këshilltari i LDSH-së Ivan Ivanaj dhe ai i Demokratëve Shtjefen Camaj, meçrast potencoin faktin se atje janë bërë investime nga Diaspora.
Pas miratimit të buxhetit me votat e shumicës parlamentare, u kalua në diskutim për pikat tjera të rendit të ditës.
Te vendimi për financimin e sportit keshilltari i ASH-së Prëlë Ujkaj kërkoi që një klubi mos ti shkojnë më shumë se 50% të buxheti, kurse keshilltari i LDSH, Ivan Ivanaj, kërkoi të ndahen mjete më shumë se herëve tjera, për klubin futbollistik “Malesia”, të David Camaj dhe dy klubeve të Taekwondos, e jo ti shkojnë vetem klubit të KF” Deçiq”, mbi 90% të mjeteve.
Në këto propozime reagoi këshilltari i DPS–së, Halil Dukoviq, i cili i helli poshtë këto propozime e i cili klubet e permendura i quajti amatore, në çka këshilltaret nga radhet e opozitës reaguan, se klubet e permendura nuk janë thjesht amatore pasiqë marrin pjesë në gara ndërkombëtare në të gjitha nivelet.
Kur është në pyetje vendimi për financimin e OJQ-ve, Vasel Berishaj nga LDSH-ja, propozoi që një shoqat të mund ndihmohet vetem për një projekt, e jo për dy si qendronte në propozim. Ky propozim u aprovua nga shumica parlamentare.
Në fund të seancës u paralajmërua mbledhja e jashtëzakonshme e cila do të mbahet së shpejti e që ka të bëjë me legalizimin e objekteve.
Albert Camaj