Historiani dhe deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Romeo Gurakuqi kritikon Djukanovic-in, Tiranën dhe Prishtinën.
Lexoni shkrimin e plotë:
Forcat qeverisese ne Malin e Zi, me bekimin e qeverive te Tiranes dhe Prishtines, reduktojne ne zero drejtimin politik te shqiptareve ne qeverisjet vendore te Ulqinit dhe Malesise.
Pasi siguroi fitoren ne zgjedhjet presidenciale me voten e shqiptareve, DPS e Gjukanovic, me bekimin e heshtur te Tiranes zyrtare, preu ne “bese” shqiptaret etnike te Ulqinit, Krajes, Anes se Malit, Hotit, Grudes Trieshit dhe Kojes, dhe po i qeverise njesite shqiptare, me marionetat ne sherbim te politikes se Podgorices.
Ne fushaten per president ne Malin e Zi, u angazhuan te gjithe, qe te fitonte Gjukanovic, mbasi premtoi se do te respektonte shqiptaret dhe autonomine qeverisese te tyre ne njesite e lartpermendura.
Pas fitores, Gjukanovic po ben te kunderten dhe po i percan me keq shqiptaret.
Komunen e Ulqinit, per te paren here do ta drejtoje DPS dhe ne te ardhmen nuk do te behet me fjale per drejtim krahinore nga subjektet shqiptare dhe as per te drejtat politike te perfaqesimit te shqiptareve atje. E njejta situate eshte edhe ne Malesi: kolonet boshnjake ne varesi te politikaneve te Podgorices, kane zene hapesirat publike, pronat e shqiptareve dhe po eliminojne gjuhen shqipe nga perdorimi i perditshem.
Ky eshte realiteti i hidhur i jetes dhe kushteve te lirise se shqiptareve ne Malin e Zi. Ne qofte se kjo sjellje e kamufluar diskriminuese nuk ndalet, perspektiva e mbijeteses do te vije duke u perkeqesuar.
Por ne Tiranen zyrtare te harbuar nga korrupsioni dhe grabitja me PPP e pronave publike, askush nuk reagon, nderkohe shqiptaret ne rajon po humbin terren.
Ministri i Puneve te Jashtme, ne vend qe te angazhohet qe ne Podgorice dhe ne Beograd te dergoje diplomatet me te zote te Shqiperise, merret me agjitacion dhe propagande mjedisore ne bregun e Lumit Buna.
MPJE aktualisht eshte e perqendruar ne ceshtjet ballkanike, vetem me negocimin e nje marreveshjeje aspak transparente me Greqine, nderkohe qe per relacionet me vendet e tjera fqinje ku jetojne shqiptaret, askush nuk ka interes ne ate dikaster.
Si ne rastin e qendrimit ndaj shqiptareve te Lugines se Presheves (Serbi), ashtu edhe per shqiptaret etnike te Ulqinit dhe Malesise( MNE), MPJE e RSH ka ndjekur politika te heshtura, vasale, puthadore dhe aspak patriotike.