U zgjodhën anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në MZ

Sot në Ulqin u mbajt Kuvendi i tretë i elektorëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH), me çrast u zgjodhën anëtarët e përbërjes së re.

Në Kuvend morën pjesë 157 anëtarë të cilët zgjodhën 15 anëtarët e ardhshëm të përbërjes së KKSH-së, ndërsa 15 anëtarë tjerë zgjidhën me automatizëm të funksionit politik. Anëtarët me automatizëm janë deputetët shqiptarë në parlamentin malazias, kryetarët e komunave (Ulqinit dhe Tuzit), kryetarët e Kuvendeve të komunave, kryetarët e partive të cilat kanë deputet në parlamentin republikan dhe atyre që kanë këshilltarë në kuvendet lokale.

Ashtu si edhe në përbërjet e kaluara edhe kjo përbërje theksohet për ngjyrosje politike, ku qytetarët e thjeshtë, intelektualët apo ekspertët në fusha të ndryshme nuk kanë mundësi të fitojnë votat e nevojshme, por ato kryesisht i marrin kandidatët të cilët janë pjesëtar të partive politike përmes marrëveshjeve në mes tyre.

Pesëmbëdhjetë anëtarët të cilët fituan më së shumit vota janë:
Faik Nika, Nail Draga, Qasni Osmani, Adriana Hoxha, Jeta Hasangjekaj, Edita Nimanbegoviq, Tahir Tahiri, Lindon Gjelaj, Vasel Sinishtaj, Iber Hoti, Agron Dushaj, Mefit Tela, Ilir Llazorja, Ruzhdi Lluka, Nik Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/