LDnëMZ nuk përkrahë ASH-në për zgjedhjet lokale në Podgoricë

Kumtesë për opinion 

Pa një dëshirë të posaçme, por të shtrenguar nga disa shkrime të ndryshme e “konstatime” në disa rrjete sociale po edhe portale, se partia Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LD në MZ), dega e Malësisë , përkrah partinë Alternativen Shqiptare, dhe se LD në MZ, përkrah Alternativën Shqiptare – Nik Gjeloshaj etj.etj., në zgjedhjet vendore të Podgoricës, të cilat nuk qëndrojnë, jemi të detyruar të reagojmë.

Këto gjëra “u nxorrën”, thonë, nga Kumtesa e 5 majit 2018 e LD në MZ, Dega e Malësisë. Por poashtu as kjo nuk qëndron. Në këtë Kumtesë të LD në MZ, dega e Malësisë, në asnjë vend e asnjë pjesë nuk përmendet përkrahja Alternativës Shqiptare e Nik Gjeloshaj.

Përkundrazi në këtë Kumtesë, në mes të tjerave flitej për çështjet parimore të LD në MZ, që nga themelimi “…Falë qasjes konstruktive dhe gjithmonë parimore në kuadër të veprimtarisë programore të LD në MZ, fillimisht u përfaqësuam me dinjitet në parlamentet vendore dhe atë shtetëror, duke kyçur këtu edhe kuvendin e kryeqytetit. Vlerësojmë se edhe në këtë moment, në prag të zgjedhjeve lokale në 12 komuna në Mal të Zi, LD në MZ duhet që të veprojë në vijën e parimeve të veta, që përmes përfaqësimit sa më të denjët ta dëshmojë kontributin e vet, në rend të pare, në të mirë të qytetarëve shqiptarë në trojet e veta etnike, sot në Malin e Zi. Njëri prej dokumenteve themelore nga programi partiak, që nga fillimi, që nga themelimi, është kërkesa për komunën e plotë për krejt territorin e Malësisë…”

Me këtë rast duhet theksuar se LD në MZ, organet e saj debatuan edhe për zgjedhjet vendore në 12 komuna , të cilat do të mbahën më 27 maj 2018. Pas një diskutimi të gjithanshëm u pru vendimi që të dilet në zgjedhjet vendore në komunën e Tivarit. Ndërsa për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Podgoricë u dakorduam që të bisedohet dhe të bëhet përpjekje që të arrihet në koncenzus për një koalicion të gjerë zgjedhor të partive politike shqiptare, sot në Malin e Zi dhe të dilet me një Listë të vetme Zgjedhore. Mirëpo kur pritëm që bisedimet ndërpartiake shqiptare të bëhën,“të dëgjueshmit” dolën vetëm apo në koalicion dhe dorëzuan Listat Zgjedhore në KZK!?
Kështu dështoi edhe kjo nisiativë e mendësi qëllimmirë, e cila nuk do të linte mundësinë e mendësisë së “tregtisë së votës” apo…!

Prandaj edhe me këtë rast përkujtojmë edhe njëherë, së pari antarësinë, po edhe votuesit e tjerë, se LD në MZ, nuk ka asnjë arsye e shkak, madje as shkas, për të ftuar zgjedhësit shqiptarë të përkrahin e t’i votojnë, kur kemi shumë të freskët faktin, se ata, Alternativa Shqiptare e Nik Gjeloshaj u dëshmuan besëthyes, kur nuk respektuan Marrëveshjen e Koalicionit Shqiptar (LD në MZ – PD e ASH, nr. 131/12 datë 17.09.2012), as nënshkrimin e kryetari të tyre z.Gjergj Camaj, në Zgjedhjet Parlamentare të 14.10.2012, kur ASH e Nik Gjeloshaj nuk ia liroi LD në MZ-së dy vjetët e pjesës së dytë të mandatit të deputetit!? E grabitën mandatin me forcë, madje Nika deklaroi në shtypin malazias …se për këtë as Zoti nuk mund të na ndihmojë…!!!???

Mandej kemi rastin kur subjekti tjetër (që tash janë bashkë) nuk respektoi Marrëveshjen, në zgjedhjet për këshilltarë në KKU të Tuzit dhe nuk ia liruan mandatin z.Marash Dedvzkaj, kandidatit të LD në MZ, megjithëse u betuan se do të mbajnë fjalën – besën duke thënë “Jo fjalën, jo djalin!”etj.

Këto shembuj tregojnë një shkarje të besimit për veprim të unifikuar të shqiptarëve, kur është fjala për të realizuar të drejtat, liritë dhe interesat e tyre në trojet stërgjyshore, sot në Malin e Zi. E, diçka duhet bërë. Për këtë, në rend të pare ne e kemi përgjegjësinë, po edhe shteti amë Shqipëria, Kosova po sidomos Mali i Zi, pa lane anash edhe institucionet demokratike ndërkombëtare, pa ndihmën e të cilëve shumë caqe demokratike në Ballkan nuk do të arriheshin.

LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI
Mehmet Bardhi, kryetar