KF Malësia shënon përvjetorin e vdekjes së Prelë Sinishtaj

Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së Prëlë Sinishtaj, veprimtarit të dalluar në Diasporë dhe mikut të madh të KF Malësia, ky klub organizoi një aktivitet sportiv në stadiumin e vet, në Vuksanlekaj.

Me këtë rast mysafir të KF Malësia ishin vogëlushët, respektivisht trandafilat e Shestanit, të drejtuar nga Dom Gabriel Grabanica.

Mbas ndeshjes miqësore në mes të vogëlushëve nga Malesia dhe Shestani, drejtori i klubit KF Malësia, David Camaj, shperndau disa mirënjohje, kurse antari i familjes të Prelë Sinishtaj i dorëzoi ekipit fitues kupën e këtij turnamenti të organizuar në shenjë kujtimi për Prëlë Sinishtaj.

Nuk është e tepert të thuhet se Prelë Sinishtaj ishte një prej donatorëve më të rregullt të KF Malësia.

Albert Camaj