Gjeloshaj: DPS nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet

Zyrtari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar për gazetën “Dan” se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) nuk është duke respektuar plotësisht marrëveshjen e koalicionit me Forcën dhe Alternativën Shqiptare, sa i përket anës kadrovike.

Gjeloshaj tha se koalicioni Forca-ASH ka arritur të sigurojë formimin e Komunës së Tuzit kurse disa pika të tjera janë ose realizuar ose në fazën e realizimit, por jo edhe ajo në lidhje me kuadrot shqiptarë në administratën publike.

Gjeloshaj tha se është i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale në Podgoricë, në të cilat Alternative Shqiptare ka siguruar mandatin, por u tregua kritik ndaj ligjit zgjedhor, i cili diskriminon në mënyrë flagrante partitë e pakicave.

Ai tha se është i pakuptimtë fakti që për një mandat partive shqiptarëve u kushton rreth 9000 vota ndërsa partive tjera 4000 vota.

Gjeloshaj tha që shpreson se bashkësia ndërkombëtare do të ndikojë në ndryshimin e Ligjit zgjedhor dhe do të kthehen mandatet e garantuara për partitë shqiptare. /MALESIA.ORG/