Protesta kundër marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë u përshkallëzua të dielën mbrëma në dhunë mes policisë dhe një grupi të protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë.
Protestuesit janë kundër emrit të ri “Republika e Maqedonisë Veriore”.
Greqia dhe Maqedonia, ose Maqedonia e Veriut, siç do të riemërohet së shpejti, e zgjodhën rajonin e Prespës për ta nënshkruar marrëveshjen që u jep fund mosmarrëveshjeve gati tridhjetë vjeçare rreth emrit të republikës ish-jugosllave.