Rexhep Gjokaj emërohet drejtor i Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz

Shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz fitoi drejtorin e ri, z.Rexhep Gjokaj.

Gjokaj do të zëvendësoi drejtorin e deritanishëm, z. Nikollë Dukaj.

Gjokaj me profesion është profesor i Historisë dhe për shumë vite e kishte ligjëruar këtë lëndë në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.

Në konkurs kandidatë për drejtor përveç Gjokaj ishin paraqitur edhe drejtori i deritanishëm Nikollë Dukaj, Xhevdet Pepiq, Enes Gjokaj, Martin Lulgjuraj dhe Simon Ivezaj.

Albert Camaj