Ministri i kulturës i Malit të Zi, Aleksandar Bogdanovic, ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, se do të mbajë liturgji për ish kreun e lëvizjes çetnike serbe Draza Mihajlovic.
Bogdanovic këtë e ka quajtur si diçka të papranueshme si nga ana historike ashtu edhe kulturore.
Nga ana tjetër, ministri Bogdanovic nuk ka bërë kurrfarë reagimi në lidhje me mbajtjen e liturgjisë në Shas nga kisha serbe, qoftë nga pikëpamja historike apo ajo kulturore.