Inaugurohet pika kufitare e Hanit të Hotit

Sot është inauguruar pika kufitare e Hanit të Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

I pranishëm në hapjen zyrtare të pikës kufitare që ndanë Malësinë e Madhe në dy shtete ishte i pranishëm ministri i Brendshëm i Shqipërisë Fatmir Xhafaj, homologu i tij malazez Nuhodzic dhe ambasadorja e BE-së në vendin Shqipëri, Romana Vlahutin.

Xhafaj, gjatë fjalimit të tij përshëndetës, ka thënë se kjo pikë e re do të jetë e kategorisë së parë për të gjithë udhëtarët.

Ai shpjegoi se investimi në këtë pikë kufitare ku përfshihet edhe terminali i ri doganor sjell shërbim më cilësor ndaj qytetarëve.

Xhafaj vlerësoj investimin në objektet e reja moderne të pikës së kalimit kufitar, që siç u shpreh ai, përbën një dëshmi konkrete të përmbushjes së angazhimit europian ndaj Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Xhafaj falënderoi BE-në, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të pranishëm në këtë ceremoni, për ndihmën dhe kontributin e dhënë për ta sjellë këtë pikë kalimi në standardet bashkëkohore. /MALESIA.ORG/