Çmenden mediet në MZ: Presidenti Ilir Meta provokon, bën me duar shqiponjën!


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pas vizitës së tij në Plavë, vizitoi Gucinë ku ishte pjesëmarrës i tubimit tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”.

Mirëpo, disa medie në Mal të Zi u ndjenë të provokuara pasi që Meta në një fotografi bëri me duar simbolin e shqiponjës.

Ato këtë akt e quajnë provokim dhe promovim i idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”, andaj dhe kanë ftuar Qeverinë malazeze që të reagojë sa më shpejt.

Ky akt krejtësisht i natyrshëm i Ilir Metës, sipas tyre, ka shkaktuar polemika të shumta të opinionit publik në Mal të Zi. /MALESIA.ORG/