Zgjidhet kryetar i ri i Komunës së Plavës

Këshilltarët e shumicës parlamentare në Plavë, zgjodhën sot për kryetar të Komunës Mirsad Bajraktareviq nga radhët e Social Demokratëve. Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe nënkryetarët e Komunës dr Bllazhi Stijoviq dhe Nihad Canoviq, poashtu nga radhët e Social Demokratëve. 

Për Bajraktaroviq, Stijoviq dhe Canoviq votuan keshilltarët e shumicës parlamentare të përbërë nga Social Demokratët, Partia Boshnjake, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Alternativës Shqiptare.

Kuvendi Komunal i Plavës, numëron 31 këshilltarë, ndërsa pjesë e shumicës parlamentare janë 24 këshilltarë dhe përbehet  nga SD, BS, PDS dhe ASH. /MALESIA.ORG/