Më 19 gusht 2018, para Qëndres për kulturë në Triesh, SH.K.A “Besa”, shënoi 50 vjetorin e themelimit të vet.
Në këtë manifestim u mbajt një koncert festiv me pjesëmarrjen e disa Shoqërive Kulturore, Artistike, nga viset e ndryshme shqiptare.
Fillimisht në skenë u paraqit vetë Shoqëria “Besa”, me kolazhin e vet folkloristik, kurse pastaj u paraqiten Shoqëria “Maja e Karanfilit”, nga Plava dhe Gucia, Grupi nga Prishtina nën udheheqjen e Shefki Salihut, si dhe Teatri Kombëtar i Baletit nga Tirana.
Ky manifestim u realizua në praninë e qindra adhuruesëve të artit dhe të folklorit tonë, sa vëndas ashtu edhe nga Diaspora.
Të pranishmit i përshëndeti Kryetari i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, i cili, për SH.K.A “Besa”, u ndau dekoratën “Misionar të kombit”, me motivacion; përfaqesues të shquar të folkut dhe identitetit kombëtarë.
Po ashtu duhet cekur se per nder te ketij jubileut, me datën 18 gusht, SH.K.A “Besa”, organizoi një akademi solemne me pjesmarrës nga trevat shqiptare si: Pater Pashko Gojcaj, anetar nderi i SH.K.A “Besa”; Shtjefen Ujkaj, koreograf i SH.K.A “Besa”; Bruno Shllaku, aktor, regjisor, anetar nderi i SH.K.A “Besa”; Llesh Nikolla, aktor, regjisor i RTVSH-së; Azgan Haklaj, president i Unionin Artistik te Kombit Shqiptar; dhe Zef Çoba, kompozitor, dirigjent, anetar nderi i SH.K.A “Besa”, kurse Kolë Cacaj i pershendeti në emer të Diasporës.
Albert Camaj