Pushteti nuk kujdesohet për vëndet rurale të Malësisë

Në numrin e djeshëm të gazetës “Dan”, vëmendje iu kushtua fshatrave malore të Malësisë dhe mungesës së ujit të pijshem, për banoret e atyre trevave.

Lidhur me këtë, Kryetari i Këshilllit Komunal të Malësisë i Lidhjes Demokratike Shqiptare, Ivan Ivanaj deklaroi se pushteti aktual në komunë tē Tuzit, si edhe disa subjekte opozitare para ç’do zgjedhjeve premtojnë zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, në zonat rurale të Malësisë.

Sipas Ivanaj, krojet në këto vënde janë ende të thata, e vetem në zonën e Hotit, tashmë dy vite gjoja punojnë në zgjerimin e rrjetit, se gjetiu asgjë nuk është ndërmarrë.

Siç theksoi ai, banorët e vendeve rurale të Malësisë, vuajnë për ujë të pijshëm.

“Një sjellje e këtillë nga ana e tyre aspak nuk na çudit, pasiqë për këtë pushtet nuk janë të gjithë qytetarët e njëjtë, e sidomos ata të cilët nuk i votojnë. Edhe pse Komuna, si donacion e ka fituar një auto-botë, për këto nevoja, praktikisht gjatë gjithë verës i kanë lanë qytetarët pa ujë, duke u arsyetuar se nuk kanë naftë për transport. Merreni me mënd atë Komunë, e cila nuk mundet të sigurojë aq mjete, apo ndoshta qellimisht nuk don?. Vera dal kadalë po kalon por problemi me furnizim me ujë në fshatrat e Trieshit, Hotit, Kojës dhe të gjitha vëndeve rurale të Malësisë, po vazhdojnë, e posaçerisht janë të dëmtuar blegtorët të cilët me vështirësi u japin me pijë bagëtive të veta”, deklaroi Ivanaj.

Ivanaj apeloi të Komuna që të vendos në dispozicion të gjitha kapacitet e veta dhe tu ndihmojë këtyre qytetarëve, pasiqë sipas tij ata janë qytetarë tonë dhe kështu nuk duhet tu mohehet e drejta elementare e njeriut, e drejta e njeriut për ujë të pijshëm, është decid Ivanaj.

Se gjendja është kritike për ujë të pijshëm edhe në Kshevë, deklaroi për gazetën në fjalë edhe banori i kësaj trevë Dedë Sinishtaj.

Siç theksoi Sinishtaj, Komuna në kuadër të Kryeqytetit, nuk dëshiron të ndëgjojë për qytetarë ndër vite, kështu që askush nga vëndasit nuk e ngreh zërin dhe te askush nuk kanë shpresë për këtë.

“Është e tyrpshme që në shekullin 21, të flasim se nuk kemi ujë dhe as që mund të shpresojmë për këtë, pasiqë as kush nuk e kthen kokën kah ne. Sikur mos të ishte Qendra e Sigurimit gjatë verës dhe disa të njohurve ndërmjet të cilëve lusim që të na sjellin ndonjë auto-botë me ujē tyrpi, do të vdisnim nga etja. Kjo qender është shpëtimi ynë i vetem gjatë muajve të verës dhe vetem atyre mund të u falenderohemi që në një farë mënyre e tejkalojmë verën. Ai i cili nuk ka pas problem me ujë nuk e din se sa është e vështirë të jetohet pa ujë. E ne kështu e kemi gjatë gjithë jetës. Është e kotë që të kemi të mbjedha bujqësore apo të mbajmë bagëti, se pa ujë nuk mundet, e askush nuk na na ndihmon. Nuk e di pse është kështu, por për Komunën, fshati ynë Kshevë, definitivisht nuk egziston”, shprehet i sinqertë Sinishtaj. /Albert Camaj/