Logu tradicional në Vitojë, me rastin e Festës së Shën Gjonit

Më 29 Gusht 2018, nën organizimin e SHKA “Rapsha”, u mbajt Logu tashmë tradicional, në Vitojë, me rastin e Festës së Shën Gjonit.

Këtë manifestim e ndoqën mijëra qytetarë të ardhur nga vise të ndryshme shqipëtare, si dhe mërgimtarë të shumtë nga SHBA dhe Evropa, të cilët ia shtuan madhështinë këtij manifestimit.

Të pranishmit i argëtuan këngëtaret Anjeza Ndoj-Gjonaj dhe Lili Gjondodaj,me ç’rast, me festim, vallezim dhe këndim u përmbyll edhe logu i sivjetem në Vitojën pitoreske.

Albert Camaj