Sot u mbajt seanca e IX të e veçantë e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, me çrast o formua Këshilli organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punëve të statusit të ri të Komunës së Tuzit – Malësisë.
Në hapjen e seancës kryetari i Komunës Abedin Axhoviq uroj qytetarët për statusin e rij të Komunës së Tuzit, duke dëshiruar qe të ketë zhvillime të më tutejshme, njëkohësisht ftoi diasporën që të investojnë për zhvillimin e kësaj komune.
Këshilli organizativ për krijimin e kushteve për fillimin e punëve të komunës së sapo themeluar përbëhet nga 7 anëtarë. Tre përfaqësues nga Kryeqyteti-Podgorica, 3 nga Komuna e Tuzit dhe një nga Ministria.
Përfaqësues të këtij këshilli u zgjodhën: Miomir Jaksic, Mladen Ilic, Oliver Markovic nga Kryeqyteti-Podgorica, ndërsa Emin Haxhi, Nik Gjeloshaj dhe Ermin Allibashiq nga Komuna e Tuzit. Përfaqësuese e Ministrisë do të jetë Jadranka Vukcevic.
Detyra e këtij Këshillit është që të propozojë mënyrën e rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës së Tuzit, të propozojë ndarjen territoriale ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës, të propozojë metodën për ndarjen e pronës ndërmjet Kryeqytetit dhe Komunës dhe aktivitete të tjera për krijimin e kushteve për fillimin e funksionimit të komunës së sapo themeluar të Tuzit.
Lidhur me themelimin e këtij Këshilli, Kryetari i Klubit të Këshilltarëve të LDSH-së, Ivan Ivanaj, deklaroi se ky komision ka një përgjegjësi të madhe dhe se këta anëtarë të propozuar do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga LDSH duke u shprehur se asgjë që nuk është në të mirë të Malësisë nuk do ti heshtin.
Ai theksoi se vendin në këtë komision është dashtë ta kenë edhe LDSH, si parti opozitare. Ivanaj potencoi se pjesë e territorit të Malësisë nuk është përcaktuar bjeshka e Koshticës dhe Liqeni i Rikavecit, që nuk është mirë të lihen jashtë territorit të Malësisë.
Ndërkaq lidhur me këtë Kryetari i Klubit të këshilltarëve të ASH-së, Nik Gjeloshaj, i cili është emëruar edhe si anëtar i këtij komisionit, deklaroi se ky vendim është përgjegjësi e re për ASH-në dhe se me sot marrin përgjegjësi kyçe për definimin e pasurisë të asaj që i thonë Malësi. Gjeloshaj theksoi se as një milimetër që i takon territorit të Malësisë nuk do të pranojnë që të jetë jashtë territorit të saj. /MALESIA.ORG/