Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër 2018

Për të shtatin vit me rradhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e  Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Ulqin – Shkodër 2018.

Më 25 Nëntor 2018 në ora 09:00, përballë  godinës së Komunës së Ulqinit, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Shkodra, përballë godinës së Bashkisë.

Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit 2018 do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe duke bashkuar popujt e ndryshëm të trevave të ndryshme. Organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj gare,  ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi ka fakti që vrapojmë bashkë.

Përveç pjesëmarrjes në vrap, mund të bashkoheni te pika e nisjes përballë Komunës së Ulqinit, për të përkrahur maratonistët.

Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Regjistrimi ka filluar dhe mund të bëhet online përmes web-faqes http://marathon-ulsh.org/  .

Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes emaileve  knsh@t-com.me ; kksh.mn@gmail.com .

Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tre vendet e para. Përveç maratonës, tashmë tradicionale, KKSH-ja do të organizojë edhe aktivitete të tjera kulturore për shënimin e 28 Nëntorit.