Takimi i parë i Shoqates “ KOJA “ në Amerikë

Atdhedashuria dhe humanizmi në të mirë të vendlindjes

Të dielen , me 21 Tetor 2018, në Sallën “  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, të Kishes së Shën Palit, në Rochester Hills të Michiganit, në Amerikë, u bë takimi parë i Shoqatës “ KOJA “. Kjo shoqatë patriotiko – humanitare u krijua para më pak se një viti, konkretisht me 12 Dhjetor 2017. Koja , si bajraku i katërt ( Mali i katërt i Malësisë ), jashtë  Shtetit  Shqiptar që njihet sot, është nga më i vogli për nga sipërfaqja dhe numri i popullsisë, por jo për nga historia. Kojasit e njohur, jo vetëm në Malësi, por në gjithë trojet shqiptare, u dalluan nëpër luftra, sidomos në Kryengritjen e Deçiqit, ku u vranë 7 trima, nga 25 deri 45 vjeç, në moshën më të mire, të cilët ishin: Marash Lucë Gjokaj – 25 vjeç, Cakë Uc Ivanaj – 30 vjeç, Gjeto Gjekë Ivanaj- 30 vjeç, Tomë Uc Ivanaj- 31 vjeç, Gjeto Tomë Kolçaj -32 vjeç, Dok Preç Kercaj – 45 vjeç dhe Kol Dok Marashi – 34 vjeç. Përveç lutrave, tashmë njihen edhe ne fushën e dijes e bujarisë. Koja ka dhjetë barqe, siç thuhet në Malësi, e në këtë  shoqatë “ KOJA ASSOCIATION”, e regjistruar me dokumentacion të rregullt, bazuar në Legjislacionin Amerikan, nga avokati Valentin Vulaj falas, si dhe Llogon, po falas nga Mjeshtri Paulin Palushi dhe DG falas te Anton Dod Ulaj, të cilët u falenderuan nga kryetari.

Në kryesinë e saj ka nga një përfaqësues për fis ( bark ) . Pra 10 anëtarë. Kryetar i kësaj Shoqate, në mbledhjen e parë, ku u aprovua dhe Statuti, u zgjodh aktivisti shumë i njohur i çeshtjes shqiptare, Marash Kol Nucullaj, i cili njëkohshëm është edhe Kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për Michiganin. Nenkryetar Gjon Pjeter Lucaj, Sekretar Fran Zef Gorovokaj, Arkëtar Mark Luc Gjokaj dhe Pjeter Nik Uli, anëtarë Rrrok Kol Kercaj, Vasel Gjergj Marashaj, Gjokë Prek Kolçaj, Stiv Zef Gjeloshaj, Nosh Gjokë Ivanaj. Këshilltarë te Kryetarit, Nosh Gjokë Ivanaj dhe Nikoll Lek Nucullaj. Të  përkrahur dhe mbështetur nga Kojasit dhe malësorë  të tjerë bujarë, për periudhën nga zgjedhjet der  tani, ishin grumbullar 21 mijë dollarë. Marashi, kujton me dhimbje Kojasit që kishin humbur ( ndrruar jetë ) gjatë kësaj periudhe, ndonjërin prej të cilëve është dashur ta ndihmojë  shoqata. Regjistrimet në këtë Shoqatë, nuk ishin vetëm nga shteti ku ka qendren, por edhe nga shtete të tjera të Amerikës, sidomos New Yorku, por edhe nga Europa. Mbledhjen e  drejtoi Ndue Ivanaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Lidhjes së Intelektualve në Michigan. Në raportin e Marash Nucullajt, kryetar i kësaj Shoqate, u theksuan vlerat historike dhe patriotike të kojasve, si dhe nevoja për ta pasur këtë organizim. Kjo u realizua vonë, por më mirë vonë se kurrë. “Është një gjë e shenjtë,-thekson Marashi, – bashkëpunimi dhe gjetja e gjuhës së përbashkët, kur bahet fjalë për vendin ku kemi lindur. Ne mund të kemi dallime në shumë fusha të veprimtarisë tonë, por kur vjen puna për vendlidnjen, kemi të gjithë njëlloj dashurinë dhe mundësinë për të dhënë diçka, secili sipas mundësive”. Është vërtet një shmebull i mirë, që për ma shumë se një shekull, në Kojë nuk ka pasur asnje vrasje, mes kojasve. Për Bajrakun e Kojës janë shkruar katër libra dhe dhjetra artikuj. Librat mbajnë emrat e  2 Kojasve të nderuar, Mark Palokë Gjokaj dhe Fran Gjeloshaj. Si për lojna, moderator i kësaj  mbledhje, Ndue Ivanaj , thotë: “ Pak më pare, dikush më pyeti për pagesën e darkës dhe, unë i thashë: “ Darka asht falas, por pa paguar nuk dilet”. Kështuqë, edhe në këtë mbledhje u dha një ndihmë e konsiderueshme, që ky association, të ketë nje shumë të mjaftueshme për të ndihmuar ndonjë student që e nderon Kojën, ose raste të tjera pamundësish për të përballuar ndonjë fatkeqësi të papritur. Vetëm në këtë mbledhje, u grumbulluan 23 mijë dollarë! Ish i burgosuri politik, njeriu dhe aktivisti i mirë Dodë Lucaj shpreh nevojen që kishin kojasit për një bashkim të tillë. Dom Ndue Gjergji në përshëndetjen e tij, dhe në bekimin e aktivitetit, theksoi shejtërimin e këtyre takimeve që, aq sa patriotike janë dhe njerëzore. Kojasit dhe malësorët në përgjithësi i kanë qendruar besnikërisht sulmeve barbare të pushtuesve shekullor, pa humbur gjuhën, zakonet dhe traditat, pa humbur bujarinë dhe burrërinë. Përshëndetjen e  Botuesit të gazetës “ Illyria”, Vehbi Bajrami e lexoi Ndue Ivanaj, ndërsa të veprimtarit shqiptar në Malësi, Ivan Ivanaj, e lexoi i riu Vasel Marashaj, i cili bëri thirrje për  ta ndihmuar Ivanin.Në fjalën e tij, autori i dy librave për Kojën , Fran Gjeloshaj, vuri në dukje, shkurtimisht historinë e Kojës dhe të përsonaliteteve nga Koja që kanë bërë emër . Njërin nga ta , për të cilin nuk kishte pasë të dhëna, Frani do ia rekomandonte një autori tjetër që po përgadiste një libër, bash me këtë temë. Gjergj Prek Uli i ardhur familjarisht nga New Yorku, një punëtor i njohur i letrave shqipe, që kishte punuar në RadioTelevizionin Shqiptar të Tiranës, i përshendeti të pranishmit me një tekst të shkurtër, por shumë domethënës. Malësori 85 vjeçar, Mark Gjeti Gjokaj uroi të pranishmit ta çojnë përpara Shoqatën dhe të jenë përherë bashkë e të ndihmojnë njëri tjetrin. “ Kënqaësia ma e madhe për mua sot, – tha Marku,- asht llogoja e Kojës qe kryetari i kësaj Shoqate ma dhuroi ne këtë natë te madhe”. Të pranishmëve u bëri përshtypje pjesëmarrja e familjarëve edhe me fëmijët. Janë ky brez, më thotë Vasel Marashaj, që kanë më shume nevojë të dinë e ta fiksojnë historinë e baballarëve të tyre, ta dinë e të mos e harrojnë gjuhën e kulturen shqiptare. Në këtë takim u përshëndetën edhe mediat e pranishme, si: Televizioni i Shqiptareve te Amerikes dhe Drejtori i tij Gani Vila, Albdreams TV me Drejtor Rush Dragun dhe Revisten Kuvendi. Në veçanti, zotni Nucullaj përshendeti vëllezrit Gjonlekaj, Gjeka, Luca dhe Toma, të cilët e mbështetën, që kur u krijua, si dhe e ndihmuan në vlera monetare të konsiderushme. Me këtë rast Nucullaj, nuk kaloi pa e zënë në gojë shkrimin e ish gazetarit të  njohur të “ Zërit të Amerikes” dhe aktivistit të çeshjtes shqiptare, Zotit Gjekë Gjonlekaj, titullaur ” Koja- kështjellë e qendresës shqiptare”, publikuar me 07 tetor 2013, në revisten elektronike albdreams.net.

Poashtu, edhe të pranishmit e ardhur nga New Yorku Gjergj Prek Uli me bashkëshorten Shpresa, Marjan Gjoka Gjeloshaj, Vasel Pjetri Ulaj, Anton Gjergji Ulaj, Ndue  Gjokë Nucullaj, nga Keneriket Pretash Zefi Nucullaj, dhe  Kanadaja Tomë Frani Ivanaj.

Sa i takon ndihmave dallohen Tomë Gjonlekaj me 3000 dollarë Kol Gjon Ivanaj, nje nga biznesmenet me te njohur kojas, 2000 dollarë, Marash Nucullaj, 2000 dollarw dhe Gjekë e Lucë Gjonlekaj me nga 1000 dollarë. Per suksesin e kësaj  mbrëmjeje TV i Shqiptarev tw Amerikes per reklamen falas. Kjo Shoqatw, për nga modeli, është shembulli i organizimeve komunitare, duke pasë parasysh, numrin e anëtarëve të saj, si dhe kohën kur u krijua ( më pak se një vit ), por edhe nga gjeografia  e ndihmave, qe ishte nga të gjitha viset shqiptare.

Pjetër Jaku