Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, vizitoi LDSH-në, në Plavë –Guci

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, me bashkëpunëtorë qendroi për një ditë pune në Guci, ku u takua me kreun e LDSH-së.
Kurtezi, u takua me Kryetarin e Lidhjes Demokratike Shqiptare-Dega Plavë Guci, z. Bujar Hasangjekaj, nënkryetarin e LDSH-së, Asdren Çelaj, anëtarin e Kryesisë Lirim Goçaj si dhe anëtarët, Tahir Gjonbalaj, Ahmet Gjonbalaj dhe Ragip Goçaj.
Siç thuhet në kumtesë të LDSH-së, z. Kurtezin e njoftuan me kërkesat dhe problemet me të cilat përballen ç’do ditë shqiptarët në Plavë e Guci dhe më gjerë. Sipas LDSH-së, nga Ambasadori Kurtezi morën premtime se të gjitha kërkesat e tyre do të merren parasysh, e po ashtu se takime të këtilla do të ketë në vazhdimësi.