Nëse do të bashkohej Shqipëria dhe Kosova kush do ishte kryeminister? Hardinaj befason me pergjigjen

Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nuk i bëjnë përshtypje kërkesat e opozitës në Kosovë për dorëheqje nga posti i Kryeminsitrit.

Një gjë të tillë Haradinaj theksoi se do ta bënte vetëm në rast të bashkimit të mundshëm midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në emisionin “Xing me Ermalin”, Kryeministri i Kosovës u pyet se nëse do të bashkohej Shqipëria dhe Kosova cili do të duhej të linte postin e të parit të Qeverisë Haradinaj apo Rama?

Haradinaj, pa u menduar fare ngriti dorën dhe u përgjigj se do e jepte ai dorëheqje nga posti i Kryeministrit.

“E jap unë. Pse jo”, u shpreh Kryeministri i Kosovës duke treguar se është e madhe dëshira për të pasur një komb të bashkuar.

Albert Camaj