Më 22 dhjetor 2018, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë, u festua 15-vjetori i krijimit të tifogrupit më të madh të kombëtares shqiptare “Tifozat Kuq e Zi.
Kjo mbrëmje ishte e gërshetuar me muzikë dhe valle shqiptare, por edhe me çmime.
Në këtë manifestim morën pjesë anëtarë të Tifozëve Kuq e Zi, nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe njerëz të medies dhe figura të njohura të sportit.
Mbrëmjen e nderoi Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, të cilit Tifozat Kuq e Zi, i ndanë çmimin “O Sa Mirë Me Qenë shqiptar”, që është slogani i tifogrupit.
Edhe talenti 19-vjeçar i bilardos, djaloshi që vjen nga qyteti i Laçit, Eklent Kaçi është nderuar me të njëjtin çmim, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që ka bërë për kombin tonë në kampionatet e bilardos.
Ndërkohë që në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe gazetari i Top Channel, Marin Mema, i cili është pritur nga të pranishmit si personazhi më i dashur i tyre.
Tifozat Kuq e Zi, u krijuan në dhjetor të vitit 2003 nga përfaqësues të diasporës shqiptare anë e mban botës me një qëllim; mbështetje ndaj kombëtares së futbollit dhe Jo vetëm saj.
Albert Camaj
